Tuesday, November 26, 2024

Trajnerja e re, Ingrit Dashja, e nis mbarë në krye të Vllaznisë U18, Basket Femra. Dy fitore radhazi dhe kryesuese e kampionatit

Lexo

Formacioni i Vllaznisë U18: Reisa Trashani, Medina Hykaj, Isra Dibra, Visara Demaj, Senada Spada, Adisa Berdica, Erajla Ymeraj, Rajana Bizi, Antea Isufi, Dëbora Maraska, Anda Isaj, Bora Alushi, Ajla Haxhia. Trajnre: Ingrit Dashja

Ndonëse vazhdon të jetë pjesë kryesore e ekipit Vllaznia në basketboll për të rritura, Ingrit Dashja po kontribuon edhe në detyrën e trajneres së Vllaznisë për të reja U18-të. Vendimin e Shoqatës së Basketbollit Vllaznia, së bashku me Zyrën e Sportit të Bashkisë Shkodër për të marrë drejtimin e skuadrës së të rejave, Dashja e priti me shumë dëshirë, dhe falë punës me shumë passion dhe profesionalizëm, rezultatet pozitive kanë ardhur që në start.

Në krah të saj, trajnerja e re Ingrit Dashja ka marrë veteranin e sportit, Rajmond Rasha, ish trajnerin e saj të viteve të mëparshme, me të cilin janë përkushtuar në përgatitjen e talenteve të reja shkodrane, të cilat janë me shumicë në gjirin e skuadrës së tyre.

Dy javë janë zhvilluar deri më tani në Kampionatin Kombëtar të basketbollit për të reja, kategoria U-18-të, dhe në të dyja ballafaqimet ,Vllaznia ka dalë fituese.

Në javën e parë Vllaznia U18i priti në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës ekipin nga kryeqyteti, “Superiori”, takim të cilin e fituan me rezultatin e thellë, 61 me 21. Dhe, pa u shuar jehona e fitores së parë në Shkodër, 18 vjeçaret e Vllaznisë së femrave vijuan me fitoren e dytë radhazi. Këtë herë, suksesi u arrit në transfertën kryeqytetase duke mundur ekipin e fortë të Partizanit me rezultatin final 61 me 69 .

Një ndeshje ku e gjithë skuadra bëri një paraqitje shumë të mirë, por ajo që bëri diferencen nga të tjerat ishte Medina Hyka, shënuese e 35 pikëve. Ndërkohë, që figurë të mirë sportive bëri edhe Visara Dema, shënuese e 14 pikëve, si dhe Reisa Trashani dhe Rajana Bizi, përkatësisht, me nga 8 dhe 6 pikë.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img