Monday, January 26, 2026

Tre kuqeblu në formacionin më të mirë të javës së 21-të, Abissnet Superiore

Lexo

- Reklamë -spot_img

Tre futbollistë kuqeblu të Vllaznisë janë përzgjedhur në formacionin më të mirë të javës së 21 të kampionatit “Abissnet Superiore”.

Trajnerët e ekipeve Kombëtare kanë përzgjedhur Erdenis Gurishtën dhe Lirim Kastrarin në repartin e prapavijës dhe Sherif Kalalkun në repartin e sulmit.

Formacioni dhe trajneri më i mirë i javës, sipas skemës 1-4-3-1-2, duke vlerësuar paraqitjet më të spikatura individuale, është ky:

Në portë është zgjedhur Martin Janacek i AF Elbasanit. Verdheblutë regjistruan një fitore shumë të rëndësishme në shtëpi ndaj Dinamo City me rezultatin 2-0, ku kontributi i portierit ishte vendimtar, duke ruajtur portën të paprekur.

Reparti i mbrojtjes përbëhet nga Emiljano Musta i AF Elbasanit, Erdenis Gurishta i Vllaznisë, Artan Jazxhi i Teutës dhe Lirim Kastrati i Vllaznisë.

Në mesfushë janë përzgjedhur Arli Pergjoni i Bylisit, Serxho Vogli i Tiranës dhe Patrik Myslovic i Tiranës.

Irgi Kasalla i Vorës mbështet repartin ofensiv, ku në sulm janë Sherif Kallaku i Vllaznisë dhe Ibrahima Diallo i AF Elbasanit.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img