Monday, January 12, 2026

Turneu Ndërkombëtar “Ulqini Open 2026”. Vllaznia futsal humbet me Krajën 6-0. Kualifikimi në grup, ende i hapur

Lexo

- Reklamë -spot_img

Ndeshja e radhës për ekipin e Vllaznisë në Futsal, e cila po konkuron që prej 3 janarit në Turneun Ndërkombëtar “Ulini Open 2026”, ishte ajo e zhvilluar mbrëmjen e sotme në pallatin e sportit “Marshall Tito” të Ulqinit, ku përballë pati me ekipin e Krajës.

Kjo ishte ndeshja e dytë e Vllaznisë Futsal për turin e dytë, pas asaj që kuqeblutë fituan me rezultatin 2 me 1 ndaj Kotorit, dhe një fitore e mundshme garantonte automatikisht kualifikimin në tetë më të mirat e turneut.

Por, sfida ndaj Krajës është për t’u harruar, sepse skuadra kuqeblu ishte në një ditë “jo” në të gjitha drejtimet. Realisht, Vllaznia kishte përballë një Krajë, e cila është edhe skuadra kampione në fuqi e këtij kompeticioni dhe konsiderohet favoriti kryesor për të fituar edhe trofeun e këtij viti, por nga ana tjetër loja e kuqebluve në këtë ndeshje ishte larg asaj që ka dhënë në ndeshjet e mëparshme.

Pas dy ndeshjeve, Vllaznia Futsal renditet e dyta me 3 pikë, dhe nëse e mban këtë vend në përfundim të ndeshjeve të grupit, ajo kualifikohet në turin tjetër mes 8 më të mirave për të vijuar garën më tej.

Ajo që përcakton gjithçka për fatin e kualifikimit të Vllaznisë, është ndeshja në mes Krajës dhe Kotorit, ku një fitore e Krajës e mban atë në vendin e parë me 6 pikë dhe së bashku me Vllazninë kualifikohen që të dyja në turin e tretë. Në rast të kundërt, kualifikimi i kuqebluve është i komplikuar.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img