Monday, November 25, 2024

U-21/ Shqipëria gati për takimin ndaj Zvicrës, hyrja në stadiumin “Air Albania” falas për tifozët

Lexo

Kombëtarja U-21 ka mbyllur sot përgatitjet në stadiumin “Air Albania” për sfidën kualifikuese e vlefshme për “Euro 2025”, ndaj Zvicrës U-21.

Pasditen e sotme Shqipëria U-21 zhvilloi edhe seancën e fundit stërvitore, teksa nën drejtimin e trajnerit Alban Bushi dhe stafit teknik lojtarët u stërvitën për më shumë se një orë në stadiumin “Air Albania”.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se në dispozicion të trajnerit për sfidën ndaj Zvicrës U-21 nuk do të jetë vetëm mbrojtësi i krahut, Geralb Smajli i cili është larguar nga grumbullimi për shkak të problemeve fizike.

Pjesa tjetër e grupit është në gjendje të mirë dhe lojtarët janë të gatshëm për të dhënë kontributin e tyre në takimin ndaj Zvicrës U-21.

Ndeshja ndaj Zvicrës U-21 ka një rëndësi të madhe, pasi në rast fitoreje Shqipëria U-21 mund të marrë vendin e parë në renditje.

Aktualisht Kombëtarja U-21 renditet në vendin e tretë me 10 pikë, po aq sa Rumania e vendit të dytë dhe një pikë më pak se Zvicra e vendit të parë.

Edhe në këtë sfidë kërkohet mbështetja maksimale nga tifozët në shkallët e stadiumin “Air Albania”, teksa hyrja ashtu si në takimin ndaj Finlandës do të jetë falas.

Ndeshja ndaj Zvicrës U-21 do të luhet nesër në stadiumin “Air Albania” në ora 17:00.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img