Monday, November 25, 2024

U mund në shtëpi nga Burreli, 1-2. Trajneri i Burrelit, Alert Alcani shpërthen ndaj gjykimit.

Lexo

Humbja 1-2 në shtëpi me Burrelin, nuk është pritur mirë nga trajneri i Tërbunit, Alert Alcani. Sipas tij, një gjë e tillë ka ardhur edhe si pasojë e arbitrimit jo korrekt ndaj ekipit pukjan duke akuzuar direkt gjyqtarin kryesor, elbasanasin, Silvio Dyrmishi.  Një gjë të tillë e ka bërë në rrjetet sociale, duke përcjellë postimin në fjalë:

 “Kam kaq vite në këtë dreq futbolli, dikur lozur dhe tani si trajner. Nuk arrij të kuptoj se si në 2023 akoma ka njerëz që duan të bëjnë pis futbollin, sinqerisht më vjen keq që një arbitër çun i ri me perspektivë dhe vjen dhe merr përsipër të lozi me djersën e sportistëve, tifozëve. Sinqerisht më vjen keq dhe me pafytyrësinë më të madhe më thotë në fund “më fal e kemi nga lart”! Kush është lart? Lart është veç Zoti. Kujt i referohen këto me këto fjalë, unë jam i sigurt që ato lart nuk kanë kohë të merren me këto poshtë, pasi kanë plot punë për të bërë…Por thjesht këto janë ca ordinerë arbitra që vijnë dhe shiten për 2 lekë dhe ky është Dyrmishi nga Elbasani”, shkruan tekniku pukjan, Alcani.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img