U mund thellësisht nga Tirana 4-1, trajneri i Laçit Moriero, merr përgjegjësinë e humbjes

Prononcimi i trajnerit të Laçit, Francesco Moriero, pas ndeshjes, Tirana-Laçi 4-1

“Fitorja është relative, sot bëmë një pjesë të parë të mirë. Morëm një gol në goditje standarde, linja mbrojtëse nuk ishte vendosur mirë. Patëm forcën për të rikuperuar në pjesën e parë, kur barazuam. Në pjesën e dytë morëm një gol kur kishim topin ne, një në kundërsulm, golin e tretë se mungoi presioni dhe i katërti për gabim individual. E dimë që është e vështirë. Do analizojmë humbjen dhe të rikuperojmë.

Probleme nuk kemi, thjesht kemi gabuar kohët e daljes në presing. Pra do rishikohet ndeshja dhe do analizohen më mirë gabimet që janë bërë. Për mua shumë e thjesht te fajësoja lojtarët sot. Jam trajneri dhe përgjegjësi. Puna ime që t’i bëj të përmirësohen. Duhet të rikarikohemi. Nuk kemi kohë për të rikuperuar pikët se faza po mbaron.

Kam lojtarë në pankinë, e drejtë që të luajnë. E pashë në mesfushë, e kishin lëshuar intensivitetin. U mundova të jap forca të freskëta. Me Myrtën dhe Tresën u mundova të jap më shumë pjesnë fizike në sulm.

Ishalla vijnë rezultatet, për mua e rëndësishme loja në fushë. Nëse ekipi sulmon, ka më shumë mundësi të fitosh. Kishim një skuadër përballë shumë e vrarë. Nëse ulim intensitetin, ne jemi normalë, duhet të punojmë. Ilaçi që njoh është ai i punës”, u shpreh Moriero për RTSH.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu