Prononcimi i futbollistit kuqeblu, Esat Mala, pas ndeshjes, Teuta-Vllaznia, 1-1
“Kjo pak rëndësi ka që të zgjidhem lojtar i ndeshjes edhe të mos marrim pikët e plota duke parë si shkoi ndeshja, besoj dominuam dhe merituam të dilnim me pikë të plota. Futbolli ky është. Minutat e fundit, me pak mos përqëndrim dhe na barazoi Teuta, por çfarë të bëjmë.
Besoj bëmë shumë aksione të mira, kemi shumë cilësi dhe kuptohemi mjaft mirë me njëri tjetri. Dhe aksionet që kemi bërë ishin fryte të punës gjatë këtyre muajve stërvitje. Na dolën, i shfrytëzuam më së miri. Shpresojmë të vazhdojmë me këtë ritëm që kemi nis. Po njihemi edhe me lojtarët që kanë ardh të rinj, edhe më shumë. Ke cilësitë normalisht dallohet që të gjithë lojtarët janë të mirë. Çdo gjë po ecën mjaft mirë. Me pak fat sot mund të dilnim me 3 pikë.
Janë pozicione të njohura për mua, nuk ka rëndësi, si në mesfushë si në krah. Kemi lojtarë cilësorë, që mund ta bëjmë lojën më së miri, mund të kombinojmë mirë me njëri-tjetrin. Më e drejta është aty ku mund t’i kontribuoj ekipit më së mirin. Kastrati kishte 1 karton të verdhë, që mos të rrezikonim të dytin ndryshuam pozicion.
Kjo Vllazni e sivjetshme ka shumë konkurrencë ku edhe dallohet për lojtarë mjaft cilësorë. Unë besoj shpreh më të mirën dhe tregoj se ndihem mirë. Besoj ka konkurrencë të shëndoshë. Jemi në bashkëpunim për Vllazninë, ta çojmë aty ku i takon. Besoj çdo gjë po ecën mirë. Konkurrenca është e duhur për një ekip si Vllaznia dhe besoj do na bëjë mjaft mirë”, u shpreh Mala për “RTSH”.



