Tashme asnjeri prej 4 Moskutiereve te famshem te viteve te Arta te futbollit shkodran e atij shqiptar gjithashtu …te viteve 60-70…nuk jeton me fizikisht…edhe pse kujtimi i tyre mbetet i perjetshem.
U shuan radhazi …Zhega krejt para kohe e pas tij edhe R.Rragami…S.Bizi e sot prej Italie ku jetonte keto kohet e fundit u shua edhe me i madhi i historise se portes shkodrane Paulin Ndoja.
Absulutisht njegherazi edhe nje nga portieret me te mire shqiptare ne historine e portes shqiptare…sportist klas por edhe njeri Nobel.
Mbetem i privilegjuar sa me s’ka aq me shume marre per baze edhe profesionin tim te gazetarit qe…i pata miq te mire , te afert, te sinqerte e shume te hershem qe te 4…njeri me mjeshter se tjetri e njeri me i mire se tjetri brenda e jashte fushes se lojes …ne Shkoder e ne krejt Shqiperine…ata gezonin nje nderim, respekt, vleresim e mirenjohje prej cdo shqiptari.
Paolon per here te fundit e takova kur se bashku me Vllaznine e tij se ciles nuk ju nda per me shume se gjysem shekulli …erdhi ketu ne Michigan ne rolin e njerit prej trajnereve shkodrane …per nje ndeshje miqesore me nje ekip shqiptar te ketushem…
Me dhuroi nje shall te Vllaznise e nje fanelle te saj…merri Dost…ti kesh kujtim nga une – me tha…ti kesh kujtim nga Shkodra qe e don aq fort…sepse o e meriton ti o kerkushi tjeter …e falenderova dhe u perqafuam me mall e respekt reciprok…pa e menduar kurre qe ky do te ishte edhe takimi yne i fundit…
Sot kur mesova per ikjen e tij nga kjo bote ani pse ne moshen 79 vjecare ndjeva dhimbje vertet …e natyrisht qe u ktheva pas ne kohe …
Per te kujtuar talentin e madh te portes shkodrane e njerin prej me te mireve portiere te Shqiperise…
Per te kujtuar djaloshin pasionant qe vetem pse ishte Nipi [ e kish burre Halle] i Ministrit te brendeshem te Shqiperise gjate kohes se pushtimit italian Kol Bibe Mirakes….do te vuante aq shume e do ti shkaterronin jeten , karieren, familjen e gjithcka tjeter…
Qe ne 1965 trajneri i famshem Skender Jareci qe drejtonte Shkodren aso kohe do ti besonte porten e Vllaznise .. ne finalen e kupes kunder Skenderbeut …per ta bere qe 19 vjec fitues te kupes se Shqiperise…
Pak vite me pas Paulini shkelqen ne kampionat e ne ne kupen e sezonit 71-72 ku me Vllaznine e tij do ti fitonte te 2 Trofete e lakmuar.
E therrasin sa ne ekipin kombetar shpresa po ashtu edhe ne Kombetaren A …por jashte vendit nuk mund te dale dot….shkak Gogoli – Biografi. …ndaj dhe humb ndeshjet me Rumanine, Finlanden etj…
Dhe i ofrojne nje vend ne porten e Shqiperise ne nje ndeshje miqesore ne Tirane kunder vellezerve te asaj kohe…kinezeve. ..dhe vetem kaq.
As kur Vllaznia merr pjese ne kupen Ballkanike …te mrekullueshmin Paulin Ndoja nuk e fusin kerkundi ne listen e futbollisteve qe do te udhetojne per ne Bukuresht…
Persekutimi i tij ne fakt nisi qe ne 1966 kur e degdisin ushtar ne Berat e me pas ne Skrapar… [ ku qendron 20 muaj ] e ku gjen Gezim Kasmin e Tiranes e Bashkim Rudin e Elbasanit te dy keta futbolliste te shkelqyer …por me biografi te keqe…
Do te ishte nje telegram e me pas nje takim i se emes se Paolinit – Sllavkes [ podgoricane per ka origjina familjare ] me Ramiz Aline…ku ky i fundit i thote PO kerkeses se saj qe te pakten i biri te luante per qytetin e tij e per Vllaznine …
Partia ”si shperblim” i kerkon te ndaje gruan…Paolini sapo ishte fejuar me nje vajze e cila vinte prej famijes Diamanti…ku mbi familjen e saj rendonte akuza e venies se bombes ne Ambasaden Sovjetike ne Tirane…
…Shko dorezo teshat…ndahu me shoket …e mbylle kete muhabetin e sportit…e kthehu ne shtepi…se gruan sa te jemi ne gjalle s’ke per ta ndare kurre …i thane ne familjen e tij Paulinit…dhe ai beri ate qe i thane e ate qe ndjente ne shpirt. …nuk e prishi familjen se donte Partia ani pse ja vrane rende pasionin e tij te madh…futbollin.
Edhe me pas kur qe ne stafin drejtues te Vllaznise …nuk ja ndane ”biografine” …dhe nuk e lejuan te udhetoje jashte vendit …as per ne Rumani, as per ne Malte, Finlande etj …por ai kurre nuk u dorezua e nuk u qurravit.
…Me shume me kane derrmuar …me thoshte vite me pare gjate nje bisede tonen ne Shkoder …ne 1973 kur vendosen te me perjashtojne fare nga sporti…sepse…Kadri Hazbiu ish ministri i brendeshem famekeq i asaj kohe ne nje mbledhje te Komitetit te Partise ne Shkoder kishte thene…po si nuk ju vjen turp ju te gjitheve qe shkoni ne stadium e duartrokisni Nipin e nje armiku te popullit…
Me pas nje ish futbollist i Vllaznise se asaj kohe per te shprehur besnikerine e tij ndaj Partise …i pat thene Sekretarit te 1 te Shkodres por edhe trajnerit te atehershem te Vllaznise Xh. Shaqirit…pash zotin hekeni prej porte ate Paolinin …se jam i gatshem te luj vete e te futem ne porte qysh tash…
Me renien e sistemit komunist e pas 90 …natyrisht qe Paulin Ndojen futbolli shkodran e ai shqiptar e nderuan dhe e vleresuan ashtu sic duhej e sic e meritonte…sikurse Shkodra e tij beri te njejten gje …duke i akorduar tituj , medalje, dekorata e vleresime te ndryshme e te larta …si sportist e si qytetar i vleresuar ne maksimum per kontributet e tija shume vjecare…
Dy kupa e 1 kampionat si futbollist tek Vllaznia 65…71 /72 por edhe 3 tituj kampion ne stafin e trajnereve e drejtuesve te Vllaznise … …92… 98…2001 dhe nje kupe ne 1987…keto jane trofete kombetare te Paulin Ndojes…respekte e mirenjohje per te.
Lamtumire mik i shtrenjte…te prehesh ne Paqe e te qofte i lehte dheu i Shkodres tende qe e deshe aq shume e qe te deshte po kaq…ani pse kodoshet e Partise ta merziten jeten sa me s’ka …
Ngushellime te sinqerta krejt familjes e fare e fisit Ndoja…ngushellime komunitetit sportiv shkodran e atij shqiptar.
Me shume konsiderate per karieren tende brilante sportive e per jeten tende dinjitoze qytetare…miku yt i mire e shume i hershem…
Adriatik R. Dosti – Ann Arbor – Michigan – USA …4 / 16 / 2025