Thursday, October 30, 2025

UEFA Development U-15/ Shqipëria e nis në mënyrë fantastike turneun, mposht Armeninë 3-1

Lexo

- Reklamë -spot_img

Shqipëria U15-Armenia U15,  3-1(Shënues: Matias Mehmetit 8’, Shofiti 32’, Kledi Dida 37’)

Formacioni i Shqipërisë U15: Besardo Ndoj (GK), Elez Elqeni, Denian Avdylaj (C), Kevin Kerxhaliu, Kevin Muharremi, Kledi Dida, Gean Ramadani, Matias Mehmeti, Santjago Perkola, Aleksandros Shofiti, Samuel Prendi. Trajner: Genti Mahmuti

Shqipëria U-15 e nisi në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën në turneun “UEFA Development”, duke fituar me rezultatin 3-1 ndaj Armenisë. Në ndeshjen e zhvilluar pasditen e sotme në “Shtëpinë e Futbollit”, kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Genti Mahmuti ishin më dominantë. Golat në këtë takim u realizuan nga Matias Mehmeti, Aleksandros Shofiti dhe Kledi Dida.

Trajneri Genti Mahmuti e nisi ndeshjen me këtë formacion: Besardo Ndoj (GK), Elez Elqeni, Denian Avdylaj (C), Kevin Kerxhaliu, Kevin Muharremi, Kledi Dida, Gean Ramadani, Matias Mehmeti, Santjago Perkola, Aleksandros Shofiti dhe Samuel Prendi.

Kuqezinjtë kaluan shpejt në avantazh që në minutën e 8-të të takimit, falë golit të bukur të Matias Mehmetit, i cili përfitoi në mënyrë perfekte nga një top i ekzekutuar shumë mirë nga këndi nga Santjago Perkola.

Në minutën e 32-të, Shqipëria dyfishoi rezultatin pas një aksioni të kombinuar mjaft mirë mes Ramadanit dhe Shofitit. Ramadani shërben një pasim të saktë për Shofitin, i cili, i gjendur brenda zonës, e dërgon topin në rrjetë mes katër kundërshtarëve.

Kuqezinjtë nuk u ndalën me kaq dhe gjetën edhe golin e tretë në minutën e 37-të. Një gabim i mbrojtjes armene u shfrytëzua në mënyrë ideale nga Kledi Dida, që rrëmbeu topin pas një pasimi të gabuar, depërtoi në zonë dhe realizoi me qetësi golin e tretë për ekipin tonë.

Pjesa e parë u mbyll me një rezultat fantastik 3-0 në favor të Shqipërisë. Armenët realizuan golin e vetëm në minutën e 88-të, duke përfituar nga një rrëmujë e krijuar në zonën tonë. Ndeshja përfundoi me rezultatin 3-1 për Shqipërinë e Genti Mahmutit.

Në ndeshjen tjetër të zhvilluar paraditen e sotme në “Shtëpinë e Futbollit“, Maqedonia e Veriut mposhti Kosovën me rezultatin final 1-0.

Takimet e dyta të këtij turneu do të luhen të premten e 31 tetorit në “Shtëpinë e Futbollit”. Shqipëria do të përballet me Maqedoninë e Veriut në ora 14:00 ndërsa Kosova do të luajë kundër Armenisë në 10:30.

Sfida Shqipëri – Maqedoni e Veriut do të transmetohet live në “FSHF TV”, në platformën “Klani im”.

Ndeshjet e dyta të turneut:

Kosovë – Armeni, 31.10.2025, Shtepia e Futbollit, 10:30
Shqipëri – Maqedoni e Veriut, 31.10.2025, Shtepia e Futbollit, 14:00

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Luftëtari mbetet “kockë e forte” për Laçin. Kurbinasit pretendet për Superiore, nuk shkojnë më shumë se barazimi në Gjirokastër

Luftëtari-Laçi 0-0 Kartonë të verdhë:Lala 24,Zaimi 49,Çelkupa 55,Isteri 89,Ndreu 90+3/Xherrison 49,Bibo 71,Jakpona 85 Luftëtari:Mamadov,Zaimi,Isteri(Nika 90),Diamanti(Ndreu 60),S.Puci,Cereni(Brahimi 78),Stërling(Frashëri 90),Solomon(Th.Puci 78),Lala,Mukoj,Çelkupa Trajner:Besmir Shabani...
- Advertisement -spot_img