Sunday, July 6, 2025

UEFA Development U-16/ Shqipëria, humbet 0-1 me Andorrën

Lexo

Shqipëri U16-Andorra U16, 0-1(Shënues: Soriano 83’)

Formacioni i Shqipërisë U16: Lleshi (GK), Dodaj, Mali, Marku (c), Malko, Bilishti, Qosja, Kurtulaj, A. Lleshi, Himallari, Gjuzi. Trajner: Andrea Tedesco

Shqipëria U-16 u përball këtë të diel me Andorrën në ndeshjen e parë të turneut zhvillimor “UEFA Development” për këtë grupmoshë. Takimi u zhvillua pasdite në ambientet e ‘Shtëpisë së Futbollit’, ku kuqezinjtë u mundën me rezultatin minimal 1-0.

Trajneri Tedesco hodhi në fushë këtë formacion: Lleshi (GK), Dodaj, Mali, Marku (c), Malko, Bilishti, Qosja, Kurtulaj, A. Lleshi, Himallari, Gjuzi.

Skuadrat u treguan të kujdesshme në pjesën e parë, duke i mbajtur portat të paprekura. Në pjesën e dytë, Andorra arriti të gjejë golin e fitores në minutën e 83-të, me autor Soriano.

Në sfidën tjetër të luajtur ditën e sotme në ‘Shtëpinë e Futbollit, Kosova mposhti San Marinon me rezultatin 7-0.

Shqiperia do të luajë ndeshjen e dytë të turneut ditën e martë ndaj San Marinos në ‘Shtëpinë e Futbollit’ në orën 15:00. Sakaq, Kosova do të përballet me Andorrën në orën 11:30.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img