UEFA Top Executive Programme Meeting, drejtuesit më të lartë të federatave europiane mblidhen në Francë. Të pranishëm edhe treshja drejtuese e FSAHF-së, Armand Duka, Ilir Shulku dhe Aldi Topçiu

CANNES, FRANCE - SEPTEMBER 18: Giorgio Marchetti, UEFA general vice-secretary (left), Aleksander Čeferin, UEFA president, Zoran Lakovic, UEFA national associations director, and Theodore Theodoridis, UEFA general secretary, are seen during the UEFA Top Executive Meeting 2024 at Carlton Cannes Hotel on September 18, 2024 in Cannes, France. (Photo by Simone Arveda - UEFA/UEFA via Getty Images)

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, njëherazi zv.president i UEFA-s, Armand Duka, Sekretari i Përgjithshëm, Ilir Shulku dhe Drejtori Administrativ i FSHF, Aldi Topçiu morën pjesë në mbledhjen e UEFA TEP (Top Executive Programme), që u zhvillua në Kanë të Francës.

Të pranishëm ishin Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, drejtuesit më të larta të federatave anëtare dhe drejtuesit e departamenteve më të rëndësishme të qeverisë së futbollit europian.

Në këtë mbledhje u diskutuan çështje të rëndësishme të futbollit të ekipeve kombëtare, EURO 2024, sistemi i investimeve dhe shpërblimeve të programit HatTrick IV, ndryshimi i formatit të kompeticioneve të klubeve për sezonet 2024/2027, përditësim mbi arbitrimin gjatë EURO 2024 si edhe shpërndarja e fondit të solidaritetit.

Gjithashtu, në një sesion të veçantë u diskutua mbi marrëdhëniet mes federative anëtare në UEFA dhe FIFA-s, konfederatat e tjera dhe bashkëpunëtorët, si dhe mënyrën se si politika ndikon në futbollin europian.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu