Kukësi-Tirana 2-3
(Shwnues: Salami 15’ , Dragoshi 39’/ Latifi 28′, Abazaj (pen) 69′), Patrik (pen) 90′)
Tirana harron disfatën përballë Skënderbeut, pasi fiton me përmbysje 3-2 në transfertë ndaj Kukësit. VAR-i ka qenë protagonist në këtë takim, pasi 2 penallti janë akorduar për skuadrën bardheblu në pjesën e dytë të takimit.
Vendasit shënojnë të parët me Salamin, por miqtë barazojnë shifrat me Latifin. Kukësi mbyll pjesën e parë në avantazh falë golit të shënuar nga Dragoshi. Në pjesën e dytë Tirana përmbys gjithçka, duke shënuar 2 gola nga pika e bardhë e panalltisë.
Fillimisht është Abazaj që barazon shifrat, ndërsa në minutat e fundit të takimit Patrik realizon nga 11-metrat golin e përmbysjes. Tirana ngjitet në kuotën e 33 pikëve, ndërsa Kukësi mbetet 19 pikë në vendin e parafundit. Debuton me humbje në stolin e verilindorëve, trajneri Çela.