Pas dy barazimeve radhazi, Partizani kthehet tek fitorja, duke marrë maksimumin e pikëve në transfertën e Korçës. “Demat” triumfojnë 2-0 përballë Skënderbeut vendas.
Bintsuka shënon nga një gol për çdo pjesë, duke dhënë tre pikë të çmuara skuadrës së kuqe, që ngjitet në kuotën e 20 pikëve, e vetme në krye të renditjes.
Sfida e transmetuar drejtpërdrejt në RTSH Sport ka qenë e luftuar, por në fund janë kryeqytetasit ata që marrin maksimumin e pikëve.
Partizani mbyll javën e 11-të në krye të renditjes (ndonëse nesër luhen 2 ndeshjet e fundit të kësaj jave), ndërsa Skënderbeu mbetet në kuotën e 11 pikëve, në grupin e skuadrave që rrezikojnë rënien nga kategoria.