TEUTA-PARTIZANI 0-1 (90’+2′ Keko)
Partizani mund minimalisht 1-0 Teutën në “Arenën e Demave”.
Pjesa e parë e ndeshjes ishte e qetë. Ishte vetëm rasti i një penalltie të fituar nga durrsakët në minutën e 33-të dhe e humbur nga Fili.
Ndërkohë, në pjesën e dytë Partizani kishte raste për të shënuar fillimisht me anë të Carës e më pas me Mehmeti, por portieri Dema realizoi pritje të njëpasnjëshme duke zgjidhur situata të vështira. Dukej se sfida do mbyllej në barazim, por në momentet e fundit limitet e saj ishte Keko i cili provoi nga jashtë zonës duke mposhtur gardianin e skuadrës durrsake edhe falë një devijimi. Kaq mjaftoi për t’i dhënë tre pikët ekipit kryeqytetas i cili ka marrë fitoren e tretë radhazi nën drejtimin e Arbër Abilaliajt.
Me këtë rezultat, Partizani renditet në vendin e dytë me 20 pikë, ndërsa Teuta në vendin e parafundit me 11 pikë.