Saturday, February 28, 2026

Verdiket e javës së 26-të e Abissnet Superiore/ Vllaznia thellon diferencën në +5 me Elbasanin dhe Egnatin dhe +12 ndaj Dinamos dhe Partizanit

Lexo

- Reklamë -spot_img

Java e 26-të e “Abissnet Superiore” u luajt të premten dhe të shtunën, duke u hapur me klasiken Vllaznia – Tirana në “Loro Boriçi”, ku shkodranët fituan 3-1 me përmbysje. Me këtë sukses, Vllaznia shkon në kuotën e 51 pikëve dhe përfiton nga ndalesat e rivalëve direktë.

Egnatia u mposht në transfertë nga Partizani me rezultatin 2-0, ndërsa AF Elbasani u ndal në barazim 1-1 në “Elbasan Arena” ndaj Bylisit. Të dyja skuadrat kanë nga 46 pikë.

Partizani regjistroi fitoren e katërt radhazi në kampionat, duke konfirmuar momentin pozitiv dhe duke u ngjitur në 39 pikë, po aq sa Dinamo City.

Skuadra blu rikthehet te fitorja pas një periudhe të gjatë pa tre pikë, duke triumfuar 2-1 në transfertë ndaj Vorës.

Java u mbyll me barazimin 1-1 mes Teutës dhe Flamurtarit në “Niko Dovana”.

Pas 26 javësh, Vllaznia kryeson me 51 pikë, e ndjekur nga AF Elbasani dhe Egnatia me nga 46 pikë, ndërsa Dinamo City dhe Partizani ndjekin me nga 39 pikë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img