Thursday, October 30, 2025

Verdiktet e javës së 9-të të Superiores. Vllaznia humb, por përsëri e para, por tashmë me 1 pikë diferencë me Egnatian e vendit të dytë. Fiton Flamurtari, por përsëri i fundit në renditje

Lexo

- Reklamë -spot_img

Tirana – AF Elbasani dhe Dinamo City – Partizani ishin dy duelet e fundit të javës së 9-të të “Abissnet Superiore”.

Në stadiumin “Air Albania”, verdheblutë e Elbasanit arritën një fitore të rëndësishme, pasi mundën bardheblutë e Tiranës me rezultatin e thellë 4-1.

Në sfidën tjetër, Dinamo City mposhti Partizanin 2-0 në “Elbasan Arena”.

Po sot, Flamurtari arriti fitoren e parë në kampionat, pasi mundi në shtëpi kryesuesit e Vllaznisë me rezultatin minimal 1-0.

Egnatia mundi në shtëpi Teutën 1-0, duke i shkaktuar durrsakëve humbjen e parë në kampionat.

Bylis u rikthye te fitorja, pasi fitoi 2-1 ndaj Vorës në “Adush Muça”.

Me përfundimin e javës së 9-të, mbyllet edhe faza e parë e kampionatit “Abissnet Superiore”. Vllaznia kryeson kampionatin me 19 pikë, Egnatia ndodhet në vendin e dytë me 18, ndërsa Dinamo City dhe AF Elbasani mbajnë vendin e tretë dhe të katërt me nga 17 pikë. Teuta e pesta me 14 pikë, Vora e gjashtë me 10 pikë, Bylis i shtati me 9 pikë, Partizani i teti me 8 pikë, ndërkohë që në dy vendet e fundit renditen, Tirana e nënta me 6 pikë dhe mbyll Flamurtari me 5 pikë.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img