Duket se te Partizani ka ‘luftë’ të brendshme. Pas barazimit të djeshëm 1-1 kundër Skënderbeut, trajneri i të kuqve, Aleksandar Veselinovic foli për RTSH, duke u shprehur se nuk ka lojtarët e duhur në dispozicion. Kjo, një kritikë e hapur për drejtuesit e klubit të Partizanit. Në mënyrë të pazakontë për një klub profesionist, është vendosur të censurohen deklaratat pas ndeshjes të të kuqve në faqën e tyre zyrtare, duke nisur nga ajo e trajnerit Veselinoviç.
“Dje në stërvitje dhe sot në ndeshje kemi pasur në protokoll 15 lojtarë pa portierë. Nuk e di se sa seriozisht e kanë marrë raportin njerëzit të cilët ua kam dërguar atë. Nuk kemi 3 përforcime, por vetëm një që është Padestrlau”, ishin fjalët e thëna nga serbi.
Tani pritet të shihet si do të rrjedhin ngjarjet në klubin e kuq, ku situata nuk duket aspak e qetë dhe jep shenjat e para të një revolucioni në pankinë që ka filluar të bëhet i zakonshëm te “demat” në vitet e fundit sapo trajnerët shfaqin publikisht pakënaqësitë që kanë.