Saturday, November 23, 2024

Veselinoviç: “Jam i lumtur me mënyrën si jemi lidhur me lojtarët. Këto ndeshje vendosen nga përqëndrimi gjatë ndeshjes”

Lexo

Partizani ka arritur të marrë një fitore 2-0 në “Niko Dovana”, në javën e 3-të të “Abissnet Superiore”. Pas ndeshjes, trajneri i Partizanit, Veselinoviç, u shpreh:

“Kemi vetëm 4 ditë me ekipin. E falenderoj ekipin. I përgëzoj lojtarët për luftën që treguan në fushë. Jam i lumtur me mënyrën si jemi lidhur me lojtarët që ditën e parë. Partizani është klub i madh nuk duhet të mjaftohet me arritje të vogla. Unë personalisht jam trajner që mundohem ta implementoj lojën time tek ekipi, por gjithsesi është kohë e shkurtër.  

Falenderim i madh për tifozët që na mbështetën gjatë gjithë ndeshjes. Unë kam parë edhe ndeshjet e kaluara të Teutës dhe Partizanit. Është e komplikuar të luash ndaj Teutës ata janë agresivë dhe të motivuar. Në qoftë se nuk je i fokusuar, të dënojnë dhe e çojnë ndeshjen ku duan atë. 

Këto ndeshje vendosen nga përqëndrimi gjatë ndeshjes. Mund të mbaj mend vetëm 30 % nga situatat e ndeshjes. Do të ishte jo serioze po të analizoja diçka të thellë për sa i përket aspektit të lojës. 

Nuk jam trajner që merrem strik me pjesën e sistemit, më pëlqen më shumë pjesa kur skuadra është në ekuilibër. Bintsukën nuk e futa sepse s’isha i kënaqur me Zekën, por kishte lidhje me një ide që desha të implementoja.  

Pjesa më e lehtë e jetës është alibia. Momenti im profesional e ka vendosur që të jem trajner i Partizanit. E vetmja dilemë që kam në kokë është të isha në fazën përgatitore dhe dilema tjetër që nuk do të kem 6 lojtarë për shkak të Kombëtares. Ka njerëz që mundohen të gjejnë problem nga një shans. Unë nëpërmjet problemi do përpiqem të gjej zgjidhje”, u shpreh trajneri i Partizanit.  

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img