Saturday, December 21, 2024

Veselinovic: “Jam shumë i lumtur, kontrolluam ndeshjen. Kampionati shqiptar është i ndërlikuar”

Lexo

Partizani ka marrë një fitore të rëndësishme përballë Vllaznisë me shifrat 2-0. Në përfundimin e këtij takimi, trajneri i Partizanit, Veselinovic u shpreh.

“Detyra themelore e trajnerit është të jetë në ndihmesë të lojtarëve. E di që katër muaj kemi punuar fort. Ka katër muaj që bëjmë biseda individuale, video-analiza, punë me lojtarët dhe kam parë që janë të përkushtuar. Punojmë me një grup shumë të mirë lojtarësh që punojnë në çdo stërvitje të supermotivuar dhe kjo është kënaqësi e madhe për mua.

Normalisht jam i kënaqur, shkojmë në pushime dhe jam i kënaqur me disa segmente të lojës. Ndërsa pjesa tjetër është më e rëndësishmja që duhet të pushojmë se kemi një afat shumë të shkurtër dhe pastaj të vazhdojmë punën.

Më shumë të rinj në fushë në minutat e fundit? Buxhelaj, Preka, Ismaili, Shanaj, Keko janë të gjithë lojtarë të tjerë të rinj që kanë patur shansin e tyre.

Është e vështirë që të gjithë ndeshjen të mbash ritëm dhe përqendrim të nivelit të lartë. Unë dua që të mos kemi situata ku i japim terren kundërshtarit. Por jam shumë i lumtur në anën tjetër që pastaj sidomos në pjesën e dytë, nëpërmjet lojës dhe mbajtjes së topit e kontrolluam ndeshjen.

Merkato? Pyetja nuk është për mua. Sepse kanë ndodhur disa zhvillime në një drejtim gjatë kampionatit, ka persona të tjerë që duhet të përgjigjen në çfarë drejtimi duhet të vazhdojmë. Është jashtë forcës dhe kompetencave të mia. Por për këto katër muaj që kam punuar këtu, ndjehem i kënaqur që punoj në një klub si Partizani, është një përvojë shumë e mirë për mua. Kam ardhur në një periudhë të vështirë, pasi ka filluar kampionati e nuk kam mundur të ndikoj te pjesa e seleksionit të ekipit. Por mendoj se më ka ndihmuar eksperienca në vende të ndryshme se Shqipëria është vendi i 6 ku punoj. Ndjehem pjesë e një kampionati goxha te komplikuar. Komplimente për të gjithë kolegët dhe kundërshtarët se çdo ndeshje është shumë e vështirë dhe kërkon përqendrim maksimal. Kjo më shtyn të bëhem më i mirë çdo ditë.

Unë mbaj dhe kam përgjegjësi vetëm për lojtarët që kam në dispozicion dhe kjo është e gjitha që mund të them”, tha Veselinoviç për RTSH pas ndeshjes.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img