Monday, January 19, 2026

Vetëm dy ditë para Asamblesë, shtyhen për një datë të pacaktuar zgjedhjet për Shoqatën Rajonale të FSHF në Shkodër

Lexo

- Reklamë -spot_img

Dita e hënë pritej t’u jepte rrugë zgjedhjeve në Asambletë e Shoqatave Rajonale, duke zgjedhur kryetarët e rinj si dhe emrat e atyre që më pas do të përfaqësonin shoqatat përkatëse në Asamblenë Zgjedhorë të FSHF-së. Një proces që ka nisur me akuza të rënda nga konkurrentët në garë në Shoqata të ndryshme dhe që është mbyllur pa filluar mirë.

Kjo pasi Asambleja e parë e caktuar për të hënën, ajo e Shoqatës Rajonale të Shkodrës, është shtyrë për një datë të pacaktuar, duke vendosur si shkak situatën me COVID.

“Shoqata Rajonale e Futbollit Shkodër njofton opinionin publik se është marrë vendimi për të shtyrë për një moment të dytë procesin e zgjedhjes së Kryetarit, për shkak të situatës së krijuar nga Covid.

lg.php.gifShoqata Rajonale e Futbollit Shkodër i ka komunikuar anëtarëve të saj se do të njoftohen në ditët e ardhshme për datën e re të zhvillimit të zgjedhjeve”, shkruhet në njoftimin që tregoi për shtyrjen e garës që sheh të luftojnë për postin e kryetarit kandidatët Lazër Matia dhe Kujtim Shaba, me këtë të fundit që ka akuzuar për parregullsi të procesit.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Partizani u rikthye te fitorja në kampionat,pas tre humbjeve radhazi

Partizani-Teuta 2-1(Toma 32,Kontreras 90+3/Jazxhi 80) Partizani:Qirko,Kola,Janjeva,Sembene,Atanaskoski,Kote(Mehmeti 70),Ismaili(Qaka 82),Human,Bintsuka(Skuka 82),Toma(Kontreras 70),Isgandarli(Sulo 78) Trajner:Oltion Kërnaja Teuta:Selmani,Toli,Zhongo,Jazxhi,Përgjoni,Fadairo(Fofana 46),Maçolli,Uotlai(Beshiraj 70),Ismajli,Eva(Daci 61),Jurgens Trajner:Enkelejd Dobi Gjyqtarë:Erjon Bastari,Gerald Cenolli(Tiranë),Edlir...
- Advertisement -spot_img