Në aktivitetin e fundvitit për sportin shkodran, organizuar në mjediset e Kinema “Republika” të qytetit të Shkodrës nga gazeta “Shkodra Sport” në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër, krahas nderimit që iu bë tre sportistëve veteranë ish- futbollistit Isa Sukaj, ish-kampiones së atletikes Angjelina Gurakuqi dhe trajnerit të basketbollit Roland Koka, janë dorëzuar çmime “Talenti i Vitit 2024” edhe për dhjetë sportistë të talentuar shkodranë, pjesëtar në sporte të ndryshme.
Ato janë
1-Peshëngritësi Antonino Mullisi, sportist i cili ka arritur të thyejë shumë rekorde kombëtare gjatë vitit që po lëmë pas, ka zënë disa vende të para në garat e zhvilluara dhe kulmin e pati në muajin qershor kur u shpall nënkampion Europe për 15 vjeçarët, në garat e zhvilluara në Selanik të Greqisë. Çmimin ia dorëzoi trajneri i Vllaznisë dhe ekipit kombëtar, Isa Bala.
2-Boksieri Renato Gurra, kampion kombëtar me të rinjtë dhe nënkampion me të rriturit gjatë këtij viti dhe konsiderohet një boksier me shumë të ardhme. Çmimin në fjalë, boksieri Gurra e mori nga trajneri i tij Lazarin Vila.
3-Atleti Erdi Duka, kampion gjatë vitit 2024 me kategorinë e të rinjëve në garat e kërcimeve. Konsiderohet një element me shumë të ardhme për atletikën shkodrane dhe atë shqiptare. Çmimi për këtë sportist dorëzohet nga ish- kampioni dhe rekordmeni i atletikës, Mjeshtri i Madh, Arben Mlloja, i cili konkurimin kryesor e ka pasur në këtë disiplinë.
4- Atleti Sidrit Kopliku, kampion i të rinjve për vitin 2024 në garat e shpejtësisë dhe konsiderohet një element me shumë të ardhme për këtë sport. Çmimin përkatës, kampionit Kopliku, ia dorëzoi Nënkryetari i Bashkisë Shkodër, Onid Bejleri.
5-Futbollisti Aris Ara, i cili konsiderohet me shumë të ardhme për Vllazninë. Ka elementët e duhur për t’u bërë një sportist cilësor. Çmimin “Talenti i Vitit 2024” ia dorëzoi sulmuesit Aris Ara, golashënuesi më i mirë në historinë e futbollit shqiptar, Vioresin Sinani.
6-Notarja Viki Tafrruku, kampione e shumë garave gjatë vitit 2024, si dhe përmirësuese e disa rekorde kombëtare gjatë vitit 2024. Ka marrë disa medalje edhe në aktivitete të ndryshme ndërkombëtare dhe konsiderohet një notare me shumë të ardhme. Çmimin Tafrrukut, ia dorëzoi trajneri i saj Kolë Shiroka.
7-Minida Meta, kampione e Shqipërisë në sportin e taekondosë me të rejat për këtë vit dhe njëkohësisht ka fituar edhe disa medalje të rëndësishme në aktivitetet ndërkombëtare ku ajo ka konkurruar. Drejtoresha e Zyrës Arsimore Rajonale Shkodër, Brisela Kadija, i dorëzon çmimim kampiones Meda.
8-Klevis Koçeku, mundësi kampion me të rinjtë dhe konsiderohet një sportist më shumë të ardhme. Njëkohësisht është edhe pjesë e ekipit tonë kombëtar. Çmimin në fjalë ia dorëzoi një nga emrat e mëdhënj të këtij sporti, Mjeshtri i Madh, Eljaz Guri.
9-Volejbollisti Marjo Lugaj- Kontribues në shpalljen kampion të ekipit U20 të Vllaznisë gjatë këtij viti dhe njëkohësisht është pjesë e rëndësishme edhe e ekipit të të rriturve.Çmimin ia dorëzoi Presidenti i Shoqatës së Volejbollit të Vllaznia, Aleksandër Leqejza.
10- Basketbollisti, Bujar Tafa, i cili konsiderohet një element me shumë të ardhme dhe pritet të jetë një pjesë e rëndësishme e ekipit të Vllaznisë në vitet e ardhshme. Çmimin “Talenti i vitit” e mori nga ish- basketbollisti dhe mjeku i njohur sportiv, Zyhdi Çoba.
(Video) Pamje nga ceremonia e dorëzimit të çmimit, “Talenti i Vitit” për sportistët e rinjë shkodranë gjatë vitit 2024.
Gaspër MARKU