Gjatë periudhës së fundit flitej shumë për talentin e shtatlartit Xhesild Kapllanaj. I aktivizuar me sukses në formacionet e ekipeve të moshave të Akademisë Futbollit Vllaznia, Kapllanaj ka marrë vemendjen e stafit teknik, i cili gjatë periudhës së fundit e afroi të bëhej pjesë e seancave stërvitore të skuadrës së parë, madje duke e aktivizuar edhe në ndeshjet miqësore ku mori vlerësime pozitive.
Ishte kjo arsyeja që drejtuesit e KF Vllaznia vendosen se që prej ditës së sotme, ai të bëhet pjesë zyrtare e kuqeblu duke firmosur një kontratë profesionisti.
Njoftimi i KF Vllaznia
𝐕𝐞𝐭𝐞̈𝐦 𝟏𝟖 𝐯𝐣𝐞𝐜̧ 𝐝𝐡𝐞 𝐊𝐅 𝐕𝐥𝐥𝐚𝐳𝐧𝐢𝐚 𝐢 𝐛𝐞̈𝐧 𝐫𝐞𝐚𝐥𝐢𝐭𝐞𝐭 𝐞̈𝐧𝐝𝐫𝐫𝐞̈𝐧 𝐞 𝐭𝐢𝐣. 𝐗𝐡𝐞𝐬𝐢𝐥𝐝 𝐊𝐚𝐩𝐥𝐥𝐚𝐧𝐚𝐣 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐩𝐫𝐨𝐝𝐮𝐤𝐭 𝐢 𝐀𝐤𝐚𝐝𝐞𝐦𝐢𝐬𝐞̈ 𝐝𝐡𝐞 𝐬𝐨𝐭 𝐤𝐚 𝐟𝐢𝐫𝐦𝐨𝐬𝐮𝐫 𝐭𝐞̈ 𝐩𝐚𝐫𝐞̈𝐧 𝐤𝐨𝐧𝐭𝐫𝐚𝐭𝐞̈ 𝐩𝐫𝐨𝐟𝐞𝐬𝐢𝐨𝐧𝐢𝐬𝐭𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐤𝐚𝐫𝐫𝐢𝐞𝐫𝐞̈𝐧 𝐞 𝐭𝐢𝐣. 𝐊𝐥𝐮𝐛𝐢 𝐛𝐞𝐬𝐨𝐧 𝐭𝐞𝐤 𝐚𝐟𝐭𝐞̈𝐬𝐢𝐭𝐞̈ 𝐞 𝐤𝐞̈𝐭𝐢𝐣 𝐬𝐮𝐥𝐦𝐮𝐞𝐬𝐢 𝐪𝐞̈ 𝐩𝐫𝐞𝐦𝐭𝐨𝐧 𝐬𝐡𝐮𝐦𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫 𝐭𝐞̈ 𝐚𝐫𝐝𝐡𝐦𝐞𝐧.
𝐔𝐫𝐢𝐦𝐞 𝐗𝐡𝐞𝐬𝐢𝐥𝐝!