Java e 15-të të Superiores do ta ngrejë siparin mesditën e sotme me një sfidë mjaft interesante që do të luhet në Ballsh. Pikërisht në stadiumin “Adush Muça”, Bylis pret Vllazninë.
Kjo ndeshje nis në orën 13:30,me skuadrat që kan synime dhe objektiva të ndryshme. Bylisit i duhen pikë për të nisur “daljen” nga fundi i tabelës,në krahun tjetër,Vllaznia që shihet si pretendente kërkon 3 pikët për të qëndruar në mesin e kryesuseve.
Kujtojmë që momentalisht,Bylis renditet në vendin e fundit me 10 pikë të grumbulluara. Ndërsa shkodranët të drejtuar nga Tomas Brdariç mbajë vendin e dytë me 25 pikë,dy më pak se Partizani kryesues.Formacionet e mundshme
Bylis:Hasanbelli,Abazaj,Ajodei,Berko,Bruno,Marku,Ofori,Papa,Peralta,Përgjoni,Sulovari Trajner: Nevil Dede
Vllaznia:Qarri,Bajrami,Balaj,Dodaj,Gurishta,Kahrimanoviç,Mala,Qato,Sala,Stojanoviç,Jago Trajner: Tomas Brdariç
(Video) Pragndeshja, Bylis-Vllaznia. Kuqaeblutë zhvillojnë seancën e fundit stërvitore në stadiumin “Loro Boriçi”. Abissnet Superiore, java e 15-të.
Fatos LAMAJ