Adriano Shytani, është njëri prej futbollistëve të talentuar, pjesë e KF Bashkimi për moshat. Duke luajtur në Kampionatin Rajonal të Shkodrës për U-11, pasditen e djeshme, vetëm pak orë para se Rej Manaj të shënonte për kombëtaren e Shqipërisë në transfertën e vështirë të Serbisë, Shytani ka realizuar një gol në portën kundërshtare, që për trajnerin e tij Ervin Alushi është thuajse identik me atë të Manajt.
Një kujtim shumë i bukur për Adriano Shytanin, i cili sapo ka nisur rrugën e bukur të futbollit duke qënë pjesë e një klubi ku nën drejtimin e trajnerit pasionant Ervin Alushi, nga ekipet e këtij klubi kanë dalë elemente shumë cilësorë dhe të talentuar, të cilët kanë vijuar karrieren sportive me Vllazninë dhe klube të tjera të Shqipërisë, përfshirë edhe kombëtaren.
Një rrugë, që falë talentit që po prezanton në fushën e lojës, duket se do të ndjekë edhe 11-vjeçari Adriano Shytani, të cilit Veriu Sport, i uron suksese në vazhdimësi.
(Video) Goli i Adriano Shytanit dhe Rej Manajt, të cilët ngjajnë me njëri-tjetrin,
Gaspër MARKU