(Video) AF Elbasani nuk ndalet, Gvozdenoviç kërkon maksimumin ndaj Vllaznisë: “Duhet ndeshje perfekte” – Nga Fatmir Popja

AF Elbasani vazhdon të mbajë gjallë shpresat për një vend në “Final 4”, pas rezultateve pozitive të javëve të fundit që e kanë rikthyer në garë. Skuadra e drejtuar nga trajneri Ivan Gvozdenoviç po kalon një formë të mirë dhe tashmë synon një tjetër fitore, këtë herë ndaj Vllaznisë.

Në një prononcim për mediat, tekniku serb vlerësoi kundërshtarin, por theksoi se verdheblutë janë të vetëdijshëm për rëndësinë e sfidës dhe janë të përgatitur për të dhënë gjithçka në fushë.

“Për të dalë me tri pikë nga kjo ndeshje, kuptohet që duhet një sforco e madhe. Për këtë arsye, duhet të bëjmë ndeshjen perfekte për të marrë maksimumin,” – u shpreh Gvozdenoviç.

Në fund, ai foli edhe për të ardhmen e tij personale, duke kujtuar se kontrata me klubin përfundon në fund të sezonit, ndërsa vendimet për të ardhmen do të merren në momentin e duhur.

Elbasani aktualisht është vetëm një pikë larg Partizanit, me të cilin do të përballet në javën e fundit të kampionatit, në një përballje që mund të jetë vendimtare për një vend në zonën “Final four”.

(Video) Prononcimin e plotë të trajnerit Ivan Gvozdenoviç në pragndeshjen, AF Elbasani-Vllaznia, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

Fatmir POPJA

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu