(Video) AF Vllaznia-Vëllezërit Simon dhe Sokol Uldedaj, prove njëjavore pranë ekipit U21 të Dinamo Zagreb

Lexo

- Reklamë -spot_img

Dy prej talenteve të Akademisë Vllaznia, vëllezërit Simon dhe Sokol Uldedaj, janë ftuar për një periudhë prove njëjavore pranë ekipit U21 të Dinamo Zagreb, një nga klubet më prestigjioze në rajon për zhvillimin e lojtarëve të rinj.

Kjo ftesë vjen si rezultat i paraqitjeve të tyre të vazhdueshme pozitive dhe progresit të dukshëm në radhët e Akademisë, duke tërhequr vëmendjen e menaxherëve ndërkombëtarë.

Gjatë qëndrimit të tyre në Kroaci, ata do të kenë mundësinë të stërviten dhe të vlerësohen nga stafi teknik i klubit, ndërsa sot do të zbresin në fushë në një ndeshje miqësore përballë ekipit të parë të Dinamo Zagreb.

Përballja me ekipin e parë të Dinamo Zagreb përbën një mundësi të rrallë për të fituar eksperiencë në një nivel të lartë dhe për të matur potencialin e tyre në arenën ndërkombëtare.

Kjo është një tjetër dëshmi e punës serioze që po bëhet në Akademinë Vllaznia dhe e nivelit që mbartin lojtarët tanë të rinj.

Akademia Vllaznia mbetet e përkushtuar në krijimin dhe promovimin e talenteve, duke synuar që gjithnjë e më shumë lojtarë të saj të bëhen pjesë e skuadrës së parë të Vllaznisë, ekipeve kombëtare apo klubeve europiane.

Akademia Vllaznia i uron shumë suksese vëllezërve Uldedaj në këtë eksperiencë të rëndësishme në karrierën e tyre sportive.

(Video) Pamje nga stërvitja e vëllezërve Simon dhe Sokol Uldedaj në ekipin U11 të Dinamo Zagreb.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img