Thursday, November 28, 2024

(Video) Albert Mila, golashënuesi më i mirë i Kategorisë së Tretë: Golat e mi shkojnë për ekipin dhe për familjen time, sidomos babin Luigj, prej të cilit jam sot këtu!

Lexo

Albert Mila, futbollisti i dalë nga Akademia Vllaznia duke luajtur me të gjitha kategoRitë e moshave deri tek Vllaznia U21, dhe më pas i aktivizuar në disa skuadra të kategorisë së parë dhe të dytë, këtë sezon futbollistik ka pranuar ofertën e presidentit Ermir Shimaj për të luajtur për Basania FC.

Kontributi i tij për skuadrën bushatase ka qënë jo i vogël, ku krahas të tjerave ka arritur të shënojë 6 gola, njëri më i bukur se tjetri. Gola këto që në disa prej ndeshjeve kanë qënë përcaktues në fitoren e skuadrës.

Mila shënoi edhe në ndeshjen e fundit, atë përballë Kinostudios në kuadrin e javës së tetë të Kampionatit Kombëtar të kategorisë së tretë duke kontribuar në fitoren tre pikëshe të Basanias.

Goli ndaj Kinostudios është i gjashti për të në këtë sezon futbollistik, duke qënë edhe golashënuesi më i mirë i kategorisë së tretë. Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes, Berti shprehet i kënaqur në prizmin individual dhe sidomos që vazhdon të shënojë, por sipas tij, më e rëndësishme është që këto gola shkojnë për ekipin, i cili është në rrugë të mbarë për objektivin e kalimit në kategorinë e dytë.

I pyetur nga Veriu Sport, se nëse ka ndonjë dedikim për golat e shënuar, Alberti, thotë se ato shkojnë për shokët e skuadrës si dhe familjen e tij, sidomos, babain e tij, aktivistin e njohur shumplanësh të qytetit të Shkodrës, Luigj Mila, nga ana e të cilit ka pasur dhe vazhdon të ketë mbështetjen e madhe për të qënë pjesë e futbollit.

(Video) Prononcimin e plotë të golashënuesit më të mirë të Basanias, Albert Mila, mund ta ndiqnin në kanalin tonë zyrtar Veriu Sport-YOUTUBE.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img