“Tërbuni nuk e ka vendin në kategorinë e dytë”! Kjo është deklarata e administratorit dhe njëherazi drejtorit sportiv të KF Tërbuni, Alfred Pjetri. Ndaj, për ta realizuar një objektiv të tillë, ngjitjen në Kategorinë e Parë, zoti Pjetrit thotë se skuadra pukjane po vazhdon me përkushtim dhe intensitet përgatitjet në fushën e stadiumit “Reshit Rusi” për pjesën e dytë të sezonit.
Në prononcimin e tij, ai flet me optimizëm për një një Tërbun ndryshe në pjesën e dytë të sezonit 2024-2025 duke bërë të ditur, se ai me kolegët e tij është në bisedime me 4-5 lojtar cilësor për t’iu bashkuar skuadrës në fazën e dytë.
Në vijim të prononcimit të tij, Pjetri vlerëson punën që po bën me skuadrën trajneri Sinan Bardhi, dhe po kështu mbështetjen e duhur dhe të vazhdueshme që klubi ka nga ana e kryebashkiakut Rrok Dodaj, i cili është edhe në cilësinë e presientit të KF Tërbuni.
Ndërkohë, sa i përlojtarëve që Tërbuni ka në dispozicion, administratori Alfred Pjetri komplimenton sulmuesin shtatlartë shkodran, ish futbollistin e Vllaznisë Jurgen Gjini, i cili me përvojën e tij në Superiore dhe Kategorinë e Parë, po spikat si golashënues i ekipit pukjan.
(Video) Prononcimin e plotë në video të administratorit të KF Tërbuni, Alfred Pjetri, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.