Fundi i vitit 2024 për Akademinë e Futbollit Vllaznia është shoqëruar me votimin online në përzgjedhjen e trajnerëve më të mirë të grupmoshave të ndryshme. Më herët, gjatë votimit të parë për grupmoshat U16, U17, U18 dhe U19, fitues u shpall trajneri i Vllaznia U17, Arbër Shytani.
Ndërkohë, më pas, në votim kanë qënë katër trajnerë të tjerë, drejtues të ekipeve të grupmoshave nga U11 deri në U17, ku në përfundim fitues është shpallur Amarildo Belisha duke u përzgjedhur si trajneri më i mirë i fazë së parë të kampionatit për grupmoshën U15. Belisha ka siguruar 36% të votave nga ndjekësit, duke u vlerësuar për punën me ekipin e tij të 15-vjeçarëve.
Në bazë të votimit të realizuar, pas Amarildo Belishës me 36 % të votave, i dyti ka qënë Haris Dalipi i ekipit U14, i cili ka marrë 30% të votave. Në vend të tretë me 17 përqind të votave është renditur Safet Osja drejtues i ekipit Vllaznia U11, ndërsa në vend të katërt me 17 përqind të votave është renditur Khaled Hoxha drejtues i ekipit të 13-vjeçarëve kuqeblu.
Vllaznia U15 e drejtuar nga trajneri Amarildo Belisha kryeson kampionatin e Superligës U15, por më e rëndësishme është se përbërje të ekipit, ekziston një grup futbollistësh që premtojnë shumë për të ardhmen.
Për tu theksuar është se traditën e ish kampionit të Vllaznisë Amarildo Belisha në fushën e lojës po e vazhdojnë dy djemtë e tij që janë pjesë e Akademise Vllaznia, U13 dhe U17, të cilët, sipas të dhënave që disponojnë pritet që shumë shpejt të rrisin shkallët e cilësisë dhe të përfaqësimit në ekipet më të rritura.
(Video) Prononcimin e plotë në video të trajnerit Vllaznia U15, Amarildo Belisha, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOTUBE.
Gaspër MARKU