Ashtu siç kemi njoftuar më herët, pjesë e Vllaznisë në basketboll për femra është bërë një basketbolliste amerikane, 25 vjeçarja Taylor Brooke Dunn, e cila regjistrohet si rasti i parë në historinë e basket femra në Shkodër që luan një basketbolliste amerikane.
Ajo ka mbërritur dy ditë më parë në Shkodër, dhe menjëherë është shfaqur në një seancë stërvitore individuale e shoqëruar me kolegen e saj të Vllaznisë Bernarda Reshpja, si dhe dyshes së basketbollit meshkuj, amerikanit Craig Sabb si dhe Roni Gjeçajt.
Kampionati Kombëtar i Superligës së femrave nis këtë fundjavë dhe Vllaznia është mysafire të luajë në transfertë përballë Teutës së Durrësit. Skuadra kuqeblu e drejtuar nga trajneri Bledar Gjeçaj do të ketë në gjirin e saj edhe basketbollisten amerikane Taylor Brooke Dunn duke shpreesuar se do të jetë një mbështetje e mirë për skuadrën e tij.
Në prononcimin e dhënë për mediat, amerikanja Taylor Brooke Dunn dhe titullarja kuqeblu, Bernarda Rreshpja flasin për fillimin e kampionatit duke premtuar se do të bëjnë më të mirën e tyre në arritjen e rezultateve sa më të mira. Të Vllaznisë.
(Video) Prononcimi i basketbollistes amerikane Taylor Brooke Dunn dhe shkodranesë Bernarda Rreshpja, si dhe seanca e parë stërvitore në Shkodër e amerikanes Taylor.
Gaspër MARKU