Sunday, August 17, 2025

(Video) Analiza e Çlirim Bashës për Vllazninë: Skuadra ka rritje nga sezoni i kaluar, por i duhet një sulmues tip “Sinani” për të çuar topin në rrjetë

Lexo

Ish futbollisti i Vllaznisë, kombëtares si dhe bundesliges gjermane, analizon ekipin e zemres, aty ku u rrit si futbollist, jo vetëm ai, por e gjithë dinastia Basha, kontribues në tre breza. Analiza e tij nis nga ndeshjet ndërkombëtare të vlefshme për UEFA Conferencë League, përfshirë edhe ndeshjen e fundit miqësore me Kukësin, luajtur në stadiumin “Loro Boriçi”, të cilen kuqeblutë e fituan me rezultatin 4-3.

Sipas Bashës, skuadra ka rritje nga sezoni i kaluar, por ajo që e shqetëson më shumë është mosmobilizimi i duhur i lojtarëve të rinjë, të cilët në momentin e aktizimit nuk japiun më të mirën e tyre në fushën e lojës.

Gjithësesi, Basha e shikon Vllazninë pretendente serooze për fitimin e titullit kampion, por për të realizuar një gjë të tillë i duhet edhe një sulmues potent, “tip Sinani” për të çuar topin në rrjetë.

Për Bashën, Vllaznia, Dinamo dhe Egnatia, priten të jenë konkurentët kryesorë për fitimin e trofeut.

Në fund, Çlirim Basha, flet edhe për dinastinë Basha në futboll, ku traditën e kësaj familje të madhe futbollistike, pritet ta vazhdojë djali i tij i cili është pjesë e futbollit gjerman, atje ku jeton prej vitesh Çlirim Basha me familjen e tij.

(Video) Prononcimin e plotë të ish futbollistit të Vllaznisë, Çlirim Basha, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTOBE.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img