Prej një viti është larguar nga Shqipëria duke u vendosur në Emiratet e Bashkuara Arabe ku edhe drejton një Akademi Futbolli të moshave, por Gilman Lika, ish kapiteni kuqeblu Gilman Lika, i cili spikati edhe si trajner kampion me Akademinë Vllaznia, nuk e harron Shkodrën. Në këto ditë pushimi verore, ai pati rastin të ndjekë Vllazninë në ndeshjet Europiane, por edhe ato miqësore, siç is edhe kjo e fundit në mes Vllaznisë B dhe Vllaznisë U21. Në prononcimin e dhënë menjëherë pas ndeshjes, Gilman Lika, flet fillmisht për dy ballafaqimet ndaj islandezëve të Valur, duke përcjellë nota pozitive për barazimin në transfertë, po shumë i zhgënjyer për ndeshjen e fundit ku u mund 0-4.
I pyetur për sezonin e ri, Lika e shikon Vllazninë si një skuadër pretendente për katëshen e parë si më pas për trofe.
Ndër të tjera, Lika vlerëson grupin e të rinjëve, një pjesë e të cilëve ka pasë rastin t’i stërvisë me ekipet e Akademisë Vllaznia, ndërkohë që në aspektin personal synon që në vazhdim të ketë mundësinë të drejtojë Vllazninë.
(Video) Prononcimin e plotë në video të trajnerit të futbollit, Gilman Lika, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE