Nuk ka pushim për atletët e Vllaznisë. Javën e kaluar u shpallën kampionë për të 29-tën herë, ndërkohë që sot një pjesë e tyre, ato që u shpallën kampionë individual, do të jenë pjesë e ekipit kombëtar shqiptar në një aktivitet shumë të rëndësishëm ndërkombëtar siç është Kupa e Europës e cila zhvillohet nga data 24-26 në Slloveni.
Konkretisht, lista e përfaqësuesve të Vllaznisë në Kupën e Eropës-Slloveni, është kjo:
Franko Burraj në garat 200m dhe 400m
Leandro Çardaku në 100m
Durjon Idrizaj në 400m me pengesa
Kolindo Kiri në kërcim trehapësh
Bruno Rrotani(Trajner)
Në prononcimin e dhënë për Veriu Sport, Kryetrajneri i Vllaznisë Albert Marashi, fillimisht i bën një panoramë të suksesit të fitimit të titullit të 29 kampion nga ekipi kuqeblu, dhe mës pas flet me optimizëm për pjesëmarrjen e grupit kuqeblu në Kupën e Europës-Slloveni.
Sipas tij, atletët kuqeblu janë në një formë shumë të mirë sportive duke synuar medalje në këtë aktivitet. Rezultati më i lartë nga atletët kuqezi pritet nga atleti Franko Burraj, prej të cilit synohet përmirësimi i rekordit kombëtar në garën 400 m.
(Video) Prononcimin e plotë të kryetrajnerit të Vllaznisë, Albert Marashi, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE