(Video) Atletikë- Kryetrajneri i Vllaznisë, Albert Marashi: Është viti ynë! Për dy muaj fituam 4 trofe, të 5-tin dhe më të rëndësishmin, Kampionatin Kombëtar të rritur, e fitojmë të enjten në Elbasan Arena”

Atletika shkodrane vazhdon të jetë dominuese e të gjithë garave të organizuar nga Federata Shqiptare e Atletikës. Kështu ka ndodhur edhe këtë sezon, kur në harkun kohor të dy muajve, Vllaznia i fitoi të gjitha aktivitetet, duke filluar nga Kupa e Shqipërisë për të rritur, si dhe kampionatet kombëtare për kategorinë U-16, U1-18 dhe U-20.

Në prononcimin e dhënë për Veriu Sport, kryetrajneri i atletikes shkodrane, Albert Marashi, teksa shprehet i kënaqur për arritjet e deritashme, ku gjen rastin, që krahas sportistëve, të përgëzojë edhe kolegët e tij të stafit të trajnerëve, Bruno Rrotani, Dorjan Tafa dhe Jetmir Jahaj, shprehet optimist për fitimin edhe Kampionatin Kombëtar për të rritur, i cili është edhe aktiviteti më i rëndësishëm i vitit.

Për këtë, kryetrajneri Marashi thotë se ekipi kuqeblu është përgatitur maksimalisht për ta fituar edhe trofe, që është i pesti radhazi brenda dy muajsh.

Përpos titullit kampion, në Kampionatin Kombëtar të Atletikës për të rritur që do të zhvillohet për të dy ditë me radhë, 11 dhe 12 qershor në stadiumin “Elbasan Arena”, krahas titullit kampion, nga gjiri i Vllaznisë priten edhe rekorde kombëtare, sidomos nga atleti i talentuar Franko Burraj, i cili edhe në garat e Kupës së Shqipërisë për të rritur zhvilluar në Shkodër, realizoi një rekord të tillë.

(Video) Prononcimin e plotë të kryetrajnerit të atletikës shkodrane, Albert Marashi, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu