Një prej figurave më të spikatura të atletikës shkodrane dhe asaj shqiptare, Gëzim Mema, një ish sportist, Kryetrajner, drejtues i KS Vllaznia, i ndarë nga jeta pesë vite më parë në moshën 73 vjeçare., do të përkujtohet ditën e premte të 4 korrikut 2025 në një aktivitet qo do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës.
Organizatorët e këtij aktiviteti, Shoqata e Atletikës Vllaznia, në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër dhe Federatën Shqiptare të Atletikës, e kanë titulliorganizon pasditen e së premtes në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës aktivitetin,
I titulluar Kupa e Ikonave – Gëzim Mema, aktiviteti në nderim të një prej figurave më të rëndësishme të atletikës shqiptare, i cili ka kontribuar për dekada në zhvillimin dhe lavdinë e këtij sporti në qytetin e Shkodrës dhe më gjerë, do të ketë në program disiplinat e vrapimit, kërcim së gjati dhe trehapësh.
Ajo që pritet me interes është konkurimi i atletit Franko Burraj, i cili bashku me trajnerin e tij Bruno Rrotani, vijnë në këtë aktivitet pas përmirësimit të dy rekordeve kombëtare në 100 dhe 200 m në Europianin e Sllovenisë, të cilët kanë objektiv përmirësimin e një tjetër rekordi kombëtar në këtë aktivitet.
Programi i aktivitetit- Kupa e Ikonave – Gëzim Mema
* 100m – Meshkuj
* 100m – Femra
* 200m – Meshkuj
* 200m – Femra
* 400m – Meshkuj
* 400m – Femra
* Kërcim së gjati – Meshkuj
* Kërcim trehapësh – Meshkuj
* Stafeta 4×100m – Meshkuj
(Video) Prononcimet e atletit kampion Franko Burraj dhe trajnerit të tij Bruno Rrotani, përpara Kupa e Ikonave – Gëzim Mema.