Thursday, November 21, 2024

(Video) Atletik-Tjetër triumf i kuqebluve. Vllaznia shpallet kampione si ekip për të rinj. Shkodrani, Erdi Duka sportisti më i mirë i aktiviteti me 875 pikë Olimpike

Lexo

Atletika shkodrane nuk din të ndalet. Pas fitimit të të gjitha trofeve të sezonit për kategorinë e moshave, U14, U16 dhe U18, si dhe Kupës së Shqipërisë për të rriturit, është radha e Vllaznisë U20 të bëjë një gjë të tillë.

Nën drejtimin e kryetrajnerit Albert Marashi si dhe kolegëve të tij, Bruno Rotani, Dorjan Tafa dhe Jetmir Jahaj, 20 vjeçarët e Vllaznisë triumfojnë në garat e Kampionatit Kombëtar duke fituar titullin kampion si ekip me 105 pikë të grumbulluara, ndërkohë që si individë meritojnë kupën e atletit më të mirë të aktivitit, që i takon atletit të talentuar Erdi Duka, i cili si kampion në garën e kërcimit së gjati grumbulloi 875 pikë Olimpike.

Konkretisht, në garat e zhvilluara pasditen e së enjtes në stadiumin “Elbasan Arena”, krahas Erdi Dukës që u shpall sportisti më i mirë, spikatën edhe atletët Rigers Haxhiaj në vrapimin 100 metër, Genald Selhanej në vrapimin 110 metër me pengesa, dhe 200 metër,  Sidrit Kopliku në 400 dhe 800 metër me pengesa,  Mario Cepi në Kërcim 3-hapësh, Arjon Alibali në Kërcim së larti, stafeta 4×100 metër me garues G. Selhanej, M. Cepi, E.Duka, R. Haxhiaj, stafeta tjetër 4×400 metër me protagonist A.Alibali, G. Selhanej, E.Spathari, R. Haxhiaj, që të gjithë kampionë individual në garat e tyre personale.

Rezultatet teknike të ekipit Vllaznia U20:

100 m

Rigers Haxhiaj – vendi 1-re

110m/pengesa

Genald Selhanej – Vendi 1-re

200 m

Genald Selhanej – Vendi 1-re

Rigers Haxhiaj – Vendi 2-te

400 m/pengesa

Sidrit Kopliku – Vendi 1-re

800 m

Sidrit Kopliku – Vendi 1-re

Kërcim se gjati

Erdi Duka – Vendi 1-re

Mario Cepi – Vendi 2-te

Elizeo Spathari – Vendi 3-te

Kërcim 3-hapesh

Mario Cepi – Vendi 1-re

Elizeo Spathari – Vendi 2-te

Kërcim se larti

Arjon Alibali – Vendi – 1-re

4×100 m

  1. Selhanej, M. Cepi, E.Duka, R. Haxhiaj – Vendi 1-re

4×400 m

A.Alibali, G. Selhanej, E.Spathari, R. Haxhiaj – Vendi 1-re

Në prononcimin e dhënë për Veriu Sport pas suksesit të arritur në Kampionatin Kombëtar për të Rinj U20 të arritur në Elbasan, kryetrajneri i Vllaznisë, Albert Marashi gjen rastin të falenderojë Bashkinë Shkodër, Drejtorinë e Sporteve për mbështetjen e vazhdueshme që vazhdon të japë ndaj atletikes shkodrane.

(Video) Pamje nga garat e Kampionatit Kombëtar të atletikës për të rinj U20 zhvilluar në “Elbasan Arena”.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img