Atletika shkodrane e ka nisur në mënyrën më të mira vitin 2026. Pas suksesit në Kampionatin Dimëror individual në Elbasan, atletët e Vllaznisë bënë një prezantim shumë të mire, mes të cilëve Franko Burraj u shpall atleti më i mirë i aktivitetit, kanë ardhur edhe rezultatet e larta në dy gara të njëpasnjëshme ndërkombëtare.
Bëhet fjalë për Mitingun Ndërkombëtar në Sofie të Bullgarisë si dhe Kampionatin Ballkanik të zhvilluar në Beograd të Serbisë, ku atleti i talentuar shkodran, Franko Burraj, rrëmbeu dy medalje, të Artën në Bullgari dhe të Bronztën në Beograd.
Gjatë një prononcimi të dhënë për Veriu Sport, pas kthimit nga Beogradi, trajneri Bruno Rrotani, i cili shoqëroi sportistin e tij në garat përkatëse shprehet i kënaqur për paraqitjet e Burrajt.
Ndër të tjera, Rrotani bën të ditur se priste rekord në Beograd, por gjendja jo e mirë shëndetësore e Frankos nuk e mundësoi një gjë të tillë.
Së shpejti, në muajin mars, dyshja Burraj-Rrotani do të jenë pjesëmarrës në Kampionatin Botëror të Atletikës që zhvillohet në Poloni, ku synohet përmirësimi i rekordit kombëtar.
Pjesë e intervistës së profesor Rrotanit është analiza për paraqitjen e atletëve të tjerë shkodranë që konkuruan në Ballkaniadën e Beogradit për sallat e mbyllura, ku Leandro Çardaku, Kolindo Kiri, Muhamet Çengeli, Durjon Idrizaj, arriten rezultate të kënaqshme.
(Video) Prononcimin e plotë të trajnerit të Vllaznisë Bruno Rrotani, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.



