Monday, June 23, 2025

(Video) Atletikë-Vllazni fantastike. Trofeu i katërt në harkun kohor të një muaji. Pas Kupës së Shqipërisë për të rritur, dhe titujve kampion për U16 dhe U18, vjen titulli Kampionë edhe për të Rinj, U-20

Lexo

Atletika shkodrane vazhdon të jetë e pandalshme në arritjen e rezultateve pozitive. Falë punës pasionante dhe shumë profesionale të stafit teknik, me kryetrajnerin Albert Marashi dhe kolegëve të tij, Bruno Rrotani, Dorjan Tafa dhe Jetmir Jahaj, në harkun kohor të një muaji, Vllaznia arrin të fitojë katër trofe, njëri më i rëndësishëm se tjetri.

Pas sukseseve të mëparshme,  titulli Kampion Kombëtar me U-16, fitues të Kupës së Shqipërisë për të rritur dhe Kampionë Kombëtarë me U-18, vjen një tjetër arritje: titulli Kampion Kombëtar për të Rinj (U-20).

Në garat e zhvilluara pasditen e së mërkurës në pistën e stadiumit “Elbasan Arena”, atletët e Vllaznisë ishin dominues në pothuajse të gjitha garat dhe duke grumbulluar 99 pikë u shpallën Kampionë të Shqipërisë për të Rinj, kategoria U-20.

Në konkurimin individual, spikatjen më të madhe nga ekipi i Vllaznisë, e bënë Ergi Dallnesi konkurues në garën 110m/pengesa, Arijon Alibali 200 m pengesa,  Sidrit Kopliku 400 m me pengesa, dhe 800 m,  Andrea Nenshati Kërcim së larti, Elizeo Spathari Kërcim së gjati dhe Kërcim tre hapsh, Stafetë 4×100 dhe 4×400 m, ku zunë vendin e parë dhe merituan medaljet e kampionit.

 Rezultatet teknike të atletëve të Vllaznisë në K. Kombëtar U2o

  • 110m/pen– Ergi Dallnesi – Vendi i 1-rë
  • 110m me pengesa – Andrea Nenshati – Vendi i 2-të
  • 200m – Arijon Alibali – Vendi i 1-rë
  • 200m – Renis Jasini – Vendi i 3-të
  • 400m me pengesa – Sidrit Kopliku – Vendi i 1-rë
  • 400m me pengesa – Ergi Dallnesi – Vendi i 2-të
  • 800m – Sidrit Kopliku – Vendi i 1-rë🥇
  • 400m – Dejan Balla – Vendi i 2-të
  • 400m (Vajza) – Roah Bashli – Vendi i 2-të
  • Kërcim së larti – Andrea Nenshati – Vendi i 1-rë
  • Kërcim së larti – Sulejman Taka – Vendi i 2-të
  • Kërcim së gjati – Elizeo Spathari – Vendi i 1-rë
  • Kërcim së gjati – Mario Cepi – Vendi i 2-të
  • Kërcim së gjati (Vajza) – Elois Heta – Vendi i 2-të
  • Kërcim trehapësh – Elizeo Spathari – Vendi i 1-rë
  • Kërcim trehapësh – Elibet Ahmeti – Vendi i 2-të
  • Stafetë 4×100 – Vllaznia – Vendi i 1-rë
  • Stafetë 4×400 – Vllaznia – Vendi i 1-rë

Klasifikimi Ekipor:

  • Vendi i 1-rë – Vllaznia

(Video) Pamje nga garat e atletëve shkodranë, fitues të titullit kampion për kategorinë U20.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img