E marta ka qënë dita e dytë e stërvitjes për Vllazninë, e cila po përgatitet për ndeshjet e Kupave të Europës, ndeshjet e së cilës janë me 8 dhe 11 korrik 2024. Ajo që vërehet ka të bëjë me atmosferën pozitive që skuadra po stërvitet, ku ndër të tjera ka bërë përshtypje edhe një ritual që Vllaznia e përdor shpesh herë, sidomos në rastet e ditëlindjeve të sportistëve.
Bëhet fjalë për tunelin e formuar nga skuadra, brenda të cilit kalojnë sportisstët, ku këtë herë, radha ka qënë për futbollistët e rinj, të cilët teksa kanë parakaluar me radhë janë shoqëruar nga “shuplakat” dashëmirëse të të pjesës së titullarëve dhe stafit teknik, duke i uruar kështu mirëseardhjen në skuadrën e parë.