(Video) Atmosferë kuqezi në stadiumin “Wembley” të Londrës. 25 mijë tifozë kuqezi, në mbështetje të Shqipërisë ndaj Anglisë. Njihuni me formacionet zyrtare

Angli-Shqipëri, sfida e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës shtë gati për start. Skuadrat janë në fushën e lojës duke bërë nxemjen e zakonshme, ndërkohë që dy trajneret kundërshtarë kanë zyrtarizuar formacionet.

Në kampin kuqezi, Silvinjo ka fiksuar këtë formacion: Shqipëria: Strakosha; Balliu, Ajeti, Gjimshiti, Aliji, Asllani, Ramadani, Laçi; Asani, Bajrami, Uzuni.

Siç shikohet, atë që tifozëria shqiptare ka kërkuar ta shikojë në fushë, sulmuesin potent Armando Broja, braziliani për momentin nuk e ka planifikuar ta nis nga minuta e parë, por pritet ta aktivizojë gjatë ndeshjes.

Në krahun tjetër, kombëtarja e Anglisë do të luajë më këtë formacion: Anglia: Pickford, Ëalker, Konsa, Burn, Leëis Skelly, Rice, Bellingham, Jones, Rashford, Foden, Kane.

Sa i përket tifozërisë, kolegu ynë nga Shkodra, Shkëlzen Kraja, i cili ka dërguar në redaksinë tonë videio përkatëse, bën me dije se mbi 25 mijë tifozë kuqezi, janë të pranishëm në stadiumin “Wembley” të Londrës. në mbështetje të Shqipërisë ndaj Anglisë, sfidë e cila nis në orën 20:45.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu