Tuesday, December 2, 2025

(Video) Basania eleminon Adriatikun për Turin Paraeleminator të Kupës së Shqipërisë. Në Turin e Parë do të përballet me Skënderbeun

Lexo

- Reklamë -spot_img

Adriatik-Basania  2-4(Shënues: Flogert Lala 16’, Adhurim Hasani 88’  / Arsen Elbasani 4’, Sani Kufu 58’, 85’, Dean Baçina 90’)  

Adriatiku:Dalti,Kodra(Nikolli74),Tragaj,Lala,Hoxha,Sulejmani(Gjoka 74),Bello(Mala 64),Loci,Mema(Baci 64),Hasmujaj,Pepa(Hasani 64) Trajner: Ded Mehmeti

Basania:Harusha,Shema,Hoxhaj,Kufu(Bacina 90+1), H.Shimaj,Gjini(Çezma 86),Leka,Elbasani,Marashi,E.Shimaj(Puka 86),Toma(Nikshiqi 46) Trajner:Dervish Haxhiosmanoviç

Gjyqtarë:Mikele Dyrmishi(Poliçan),Kleanthi Hitollari(Pogradec),Ferjaldo Shkëmbi(Tiranë),Florjan Hysa(Burrel) Delegat:Krenar Alimehmeti(Tiranë) Vëzhgues:Ahmet Zani(Mamurras)

Adriatik dhe Basania, janë përballur pasditen e sotme në kuadër të Turit Paraeliminator të Kupës së Shqipërisë, ndeshje kjo e luajtur në Pezë- Helmes.

Një sfidë që prodhoi gjashtë gola, ku ndër to, dy, me një nga në secilen portë janë shënuar në 45 minutat e para. Të parët kaluan në avantazh miqtë nga Bushati me autor Arsen Elbasani në të 4’ për t’u barazuar nga vendasit e Adriatikut në të 16-tën me autor Adhurim Hasani.

Katër golat e tjerë të kësaj ndeshje u shënuan në 45 minutat e dyta, dhe protagoniste është përsëri Basania, e cila me dopieten e shënuar nga  Sani Kufu 58’, 85’ e çon avantazhin e bushatasve në 1 me 3.

Ndonëse Adriatiku jep një shkëndij për rihapjen e takimit me atë gol të shënuar në minutën e 88-të me autor Adhurim Hasanin, është përsëri Basania që tund rrjetën vendase me anë të Dean Baçinës në minutën fundit të krejt takimit duke vulosur përfundimisht fitoren e Basanias, 2-4 si dhe në të njëjtën kohë edhe kualifikimin e Basanias në Turin e Parë.

Një sukses ky i merituar i Basanias që shoqërohet me fitoren e parë në pankinën bushatase nga trajneri malazez, Dervish Haxhiosmanoviç, puna e të cilit duket se ka filluar të ndjehet në lojën e Basanias.

Për t’u theksuar është se në bazë të shortit të hedhur më herët në FSHF, FC Basania do të luajë në Turin e Parë të Kupës së Shqipërisë përballë një kundërshtari të fortë dhe me traditë në futbollin shqiptar, si Skënderbeu i Korçës.

(Video) Pamje nga ndeshja, Adriatik-Basania(2-4) dhe prononcimi i trajnerit të Basanias, Dervish Haxhiosmanoviç, pas fitores 2-4 ndaj Adriatik.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img