Monday, November 25, 2024

(Video) Basania FC vazhdon serinë e fitoreve. Trajneri Haris Lika, analizon punën e mirë që po bëhet dhe premton kualifikimin shumë shpejt në Kategoritë më të larta të futbollit shqiptar!

Lexo

Ish futbollisti i Vllaznisë, i cili më herët ka drejtuar edhe skuadra të tjera të niveleve më të larta, në pjesën e dytë të sezonit futbollistik 2022-2023 ka marrë drejtimin e ekipit Basania FC të kategorisë së tretë. Falë punës së tij këmbëngulëse dhe profesionale, por edhe mbështetjes së presidentit Ermir Shimaj, rezultat e ekipit të Basanias kanë ardhur në rritje nga ndeshja në ndeshje.

Në prononcimin e dhënë për Veriu Sport, Lika flet për punën e mirë që po bëhet në këtë klub duke u ndalë tek fitoret e fundit, ato me Skraparin 8 me 2 dhe Çermën 3 me 0.

Basania e zonës së Bushatit, ashtu si edhe Murlani i Barbullushit, skuadra këto që përfaqësojnë Bashkinë Vau i Dejes, i kanë dhënë gjallërinë e duhur zonës në fjalë duke mbledhur rreth vetes brezin e rinjë, ndërkohë që së bashku me to janë bashkuar edhe bashkëmoshatarë të tyre nga qyteti i Shkodrës.

Ecuria e Murlanit në kategorinë e dytë dhe e Basanias në kategorinë e tretë vlerësohet jo pak edhe nga Bashkia e Vaut të Dejes, por për hirë të së vertetes mbështetja e kësaj të fundit duhet të jetë më e madhe, pasi në një farë mënyre, atgo janë edhe “pasaporta” identifikuese e kësaj bashkie, jo vetem në nivel lokal por edhe kombëtar.

Sa i përket trajnerit Haris Lika, ai është ndër trajnerët më të investuar në fushën e trajnimit, pasi disponon liçensen UEFA Pro, më e larta për një trajner futbolli në Shqipëri. Megjithatë, edhe pse aktualisht ai po punon me një skuadër të kategorisë së tretë si Basania, ai ndjehet i kënaqur, aq më tepër që objektivi i tij së bashku me presidentin Ermir Shimaj është për ta ngjitur këtë skuadër në nivelet më të larta të futbollit shqiptar.

Së fundi, edhe diçka në prizmin personal për Haris Likën. Në familjen Lika aktualisht janë dy trajnerë të suksesshëm, Gilman Lika që drejton Vllazninë U-17 të Superligës së moshave, skuadër e cila është pranë fitimit të dy trofeve të vitit, Kupë dhe Kampionat dhë vëllai më i vogël Harisi që po drejton me sukses Basanian. Që do të thotë, se në familjen Lika flitet vetëm për futbollin, aq më tepër kur edhe babai i tyre, Tulja, shumë i njohur në Shkodër, si tifoz por edhe si trajner moshash, është shumë i pasionuar pas futbollit.

(Video) Intervistën e plotë në video me trajnerin Haris Lika, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar Veriu Sport në YOUTUBE.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img