Ballina Lojra me Dorë Basketboll (Video) Basket Meshkuj-Besëlidhja fiton derbi verior të Superligës. Mund Vllazninë vazhdon të...

(Video) Basket Meshkuj-Besëlidhja fiton derbi verior të Superligës. Mund Vllazninë vazhdon të kryesojë e vetem me dy pikë më shumë sesa kuqeblutë

Besëlidhja-Vllaznia (18-17, 25-20, 24-28, 28-5)

Derbi verior i Superligës së basketbollit meshkuj, Besëlidhja-Vllaznia, ka qënë ndeshja kryesore e Java e 19-të.

Sfida e luajtur në pallatin e sportit “Asllan Rusi” të kryeqytetit, vinte përballë lezhjanët kryesues të tabelës së klasifikimit dhe Vllazninë e vendit të dytë.

Një ndeshje kjo, që pavarësisht potencialit të Besëlidhjes së mirëinvestuar për tu shpallur kampione, Vllaznia luajti denjësisht duke rivalizuar gjatë tre periodave të para, ndërkohë që në të këtërtën, lezhjanët krijuan shkëputjen.

Kjo, nisur edhe nga provokimet që njëri prej lojtarëve të huaj të Besëlidhjes bënte gjatë gjatë të gjithë ndeshjes ndaj lortarit shtatlartë të Vllaznisë Klajdi Kiri, por që në këtë period mbërriti kulmin, ku falë reagimit të basketbollistit kuqeblu, gjyqtaria e ndëshkoi atë me teknik duke e përjashtuar nga ndeshja.

Largimi i Kirit nga loja, ndikoi jo vetëm në aspektin psikologjik në radhët e kuqebluve, por edhe në boshllëkun e krijuar në formacionin kuqeblu, sidomos në luftën në tabelë.

Referuar ecurisë së takimit, dhjetë minutat e para të periodës së parë u mbyllën me shifrat e ngushta 18 me 17 në favor të Besëlidhjes. Edhe perioda e dytë shoqërohet me rivalitet, por mbyllja është përsëri për Besëlidhjen e drejtuar nga trajneri Afrim Bilali. Këtë radhë me shifrat 25-20 duke bërë që pjesa e parë të mbyllet me rezultatin 43-37.

Me kthimin në fushën e lojës për pjesën e dytë, Vllaznia e drejtuar nga trajneri Eni Llazani është më dominuese, dhe duke e fituar periodën e tretë  24 me 24 rezultati është ngushtuar në vetëm dy pikë diferencë në favor të Besëlidhjes, 67-65.

Atëhere kur pritej që dhjetëminutëshi i fundit të vijonte me këtë rivalitet, me të filluar perioda e katërt, ndodhë ajo që cituam më sipër, ku si rezultat I një fërkimi në fushën e lojës të basketbollit kuqeblu Kiri me njërin nga basketbollistët e huaj të Besëlidhjes, gjyqtarët marrin vendimin që përpos teknikut ta largojnë nga fusha e lojës.

Një gjë të tillë e shfrytëzon mjaft mirë Besëlidhja, e cila duke e fituar thellësisht këtë periodë 25-5, fiton të gjithë ndeshjen me rezultatin 95 me 70. Pas javës së 19-të tabelën e klasifikimit vazhdon ta kryesojë Besëlidhja, tashmë në kuotën e 36 pikëve, dy pikë më shumë sesa Vllaznia e vendit të dytë, ndërkohë që në vendin e tretë dhe të katërt janë Tirana dhe Apolonia me 33 dhe 32 pikë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu