Shqipëri-Kosovë 84-99( 14-24, 14-20, 32-30, 24-25)
Kombëtarja e Shqipërisë në basketboll meshkuj është përballur mbrëmjen e sotme me kombëtaren e Kosovës. Sfida e luajtur në Pallatin e Sporteve “Qazim Dervishi” të Shkodrës e vlefshme për Parakualifikueset e Botërorit 2029 është e para ndeshje zyrtare që përballen dy skuadrat kombëtare, Shqipëri-Kosovë.
Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Erkan Karaj vinin në këtë sfidë të dytë sipas radhës pas asaj të luajtur tre ditë më parë pas Sllovakisë, sfidë e humbur me rezultatin 73-63.
Kombëtarja e Kosovës me një përvojë të mirëfilltë në basketin e meshkujve ka rezultuar kundërshtar i vështirë për Shqipërinë e basketit meshkuj, së cilës në këtë ndeshje i mungonte një nga lojtarët kryesorë si Daniel Lekndreaj, i dëmtuar në ndeshjen e parë të luajtur në Sllovaki.
Kombëtarja e Kosovës e drejtuar nga trajneri Bujar Loci ka dominuar tërësisht ndaj kombëtares së Shqipërisë të drejtuar nga Erkand Karaj duke e fituar të gjithë ndeshjen me një diferencë prej 15 pikësh në rezultatin total 84-99.
Shkëputja ka ardhur që në periodën e parë, që Kosova e ka fituar 14-24. Kombëtarja e Kosovës mban të njëjtin ritëm dhe në periodën e dytë, pavarësisht se djemtë kuqezi janë munduar të ngushtojnë diferencën e pikëve.
14-20 në favor të Kosovës mbyllet perioda e dytë duke e çuar Kosovën në pushimin mes dy pjesë me avantazhin 28-44.
Pas kthimit në fushën e lojës, Shqipëria ndryshon ritëm dhe fiton periodën e tretë me shifrat 32-30, por gjithnjë duke lënë Kosovën në udhëheqje 60-74.
Perioda e fundit ka sërishmi rivalitet mes dy skuadrave, por që në fund fitohet nga Kosova 24-25, e cila në pikëverazhin e përgjithshëm është fituese e të gjithë ndeshjes me rezultatin 84-99. Një sfidë kjo, ku lojtarët më të spikatur në të dy ekipet ishin Julian Hamati për Shqipërinë dhe Dardan Berisha për Kosovën.
(Video) Pamje nga ndeshja Shqipëri-Kosovë 84-99 basket meshkuj për Parakualifikueset e Botërorit 2029, si dhe prononcimet e dy trajnerëve kundërshtar: Erkand Karaj(Shqipëri) dhe Bujar Loci(Kosovë).



