Vllaznia-Tirana 85-82(17-26, 22-17, 23-19, 23-20)
Gjyqtar: Ani Balliu, Vjoresin Ndreu, Ardi Ndoj
Ashtu siç pritej, klasikja e basketbollit shqiptar për meshkuj, Vllaznia dhe Tirana ka dhuruar spektakël. Ndeshja e luajtur mbrëmjen e së dielës në pallatin e sporteve “Qazim Dervishi” të Shkodrës në kuadrin e javës së 15-të të Superliga Basket meshkuj është mbyllur me fitoren e Vllaznisë me shifrat 85-82.
Një takim ky që për hirë të së vertetës u shoqërua me një farë trysnie për kampin kuqeblu, i cili një ditë para ndeshjes doli me një deklaratë zyrtare duke akuzuar hapur Federatën Shqptare të Basketbolli, e cila tentonte të favorizonte Tiranën, që nga ana e saj po ushqehej me një iluzion se mund ta fitonte ndeshjen në tavolinë me preteksin e mosfunksionimit normal të aparatit 24-sekondësh.
Gjë, që sipas drejtuesve kuqeblu ishte vetëm një preteks duke e lënë fatin e zhvillimit të ndeshjes në pikpyetje të plotë për tifozërinë shkodrane deri në çastet e fundit të pragfillimit të ndeshjes.
Por, jo vetëm kaq, sepse drejtuesit e Vllaznisë së basketit për meshkuj kanë pretendime edhe për nivelin e gjykimit, ku krahas të tjerave duhet thënë se gjithë tavolina e gjyqtarisë ishte sjellë nga Tirana, gjë që nuk kishte ndodhur në asnjë rast të ndeshjeve të mëparshme, jo vetëm në Shkodër, por edhe në rrethet e tjerë të Shqipërisë.
Gjithësesi, klasikja e basketit shqiptar mori vemendjen e duhur edhe për faktin se mbushi në shifra rekord tribunat e pallatit të sportit “Qazim Dervishi”, në një ndeshje plot ritëm dhe emocione.
Vllaznia e nisi më mirë kur kalon e para në avantazh me koshin e Klajdi Kirit, por është Tirana që nën drejtimin e teknikut Erkand Karaj, barazon shumë shpejt, madje nis shkëputjen, e cila në mbyllje të periodës së parë është 17-26 në favorin e saj.
Vllaznia e drejtuar nga tekniku Eni Llazani, përmirësohet në periodën e dytë, teksa e fiton 22-17, por pa ndalur Tiranën të fitojë pjesën e parë 39-43.
Kuqeblutë vazhdojnë të luajnë mirë edhe në periodën e tretë, të cilën e fitojnë 23-19 duke fiksuar në mbyllje të 30-të minutave lojë barazimin 62-62.
Dhjetë minutëshi i periodës së katërt dhe të fundit të krejt ndeshjes është një spektakël i vertetë në fushën e lojës dhe tribunat e tifozëve, të cilët kanë kohë që presin rritjen e skuadrës së tyre në këto nivele.
23 me 20 mbyllet kjo periodë në favor të Vllaznisë duke dalë fituese e të gjithë ndeshjes me shifrat përfundimtare 85 me 82.
Fitore kjo, e nënta radhazi për Vllazninë e basketit meshkuj duke përfshirë edhe atë të ndaj Pejës për Ligën Unike, Shqipëri-Kosovë, çka tregon se tashmë kjo Vllazni është krejt tjetër nga ajo e fillim sezonit.
Jo vetëm që ka rikuperuar aq shumë, sa ka ardhur duke u ngritur nga vendi i gjashtë deri në të dytin ku është sot, por gjasat janë, që nëse do të vijohet me këtë ritëm edhe gjatë periudhës na vazhdim, pritet të jetë një kërcënim serioz dhe i drejtpërdrejtë për Besëlidhjen kryesuese, pse jo edhe për fitimin e titullit kampion.
Duke mos u shkëputur nga fitorja e merituar, dramatike dhe shumë emocionuese ndaj Tiranës 85-82, krahas të tjerëve, përgëzimet shkojnë sidomos për treshen amerikane: Jayden Aamir Hibbitt, Klajdi Kiri, Jutin Tomas që ishin pikëshënuesit më të mirë, i pari me 22 pikë, ndërkohë që Kiri dhe Tomas me nga 17 pikë.
(Video) Ndeshjen e plotë(pjesa e parë dhe e dytë) shoqëruar me transmetim direkt nga Veriu Sport, si dhe prononcimin e trajnerit kuqeblu, Eni Llazani, mund ti ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.
Gaspër MARKU



