Vllaznia-Teuta 91-96(23-24, 14-16, 16-22, 31-12, 7-13)
Vllaznia e basketit meshkuj është mundur në shtëpi nga Teuta, rivalja e saj direkte për vendin e dytë dhe të tretë. Kjo ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës në kuadrin e javës së 11-të të Superligës së Basketbollit meshkuj.
Një ndeshje që pritej më shumë interes nga ana e tifozërisë shkodrane, e cila duke pasur parasysh një paraqitje të mirë të kuqebluve në ndeshjet e fundit të vitit 2024, prisnin të njëjtën gjë edhe në sfidën me durrsakët, aq më tepër që ishte një sfidë direkte me një rival të vendit të dytë dhe të tretë.
Por, me atë që u pa në fushën e lojës, Vllaznia zhgënjeu tifozët e saj duke paraqitur një përformancë jo të mirë në fushën e lojës. Kjo u pa edhe nga dominimi i plotë i Teutës, skuadër e cila krysoi gjatë të gjatë të gjithë ndeshjes, madje në mbyllje të periodës së tretë avantazhi i durrsakëve shkon deri në plus 19-të me shifrat 53-72.
Por, surpriza e djemve kuqeblu të drejtuar nga trajneri Eni Llazani ishte rezervuar në periodën e katërt, ku falë një Shestani që arrin të shënojë katër tre pikësh radhazi, si dhe dy të tjerë me Memçaj dhe Arnold, arrin të fitojë këtë period me shifrat 31-12 dhe në sekondat e fundit të kohës së rregullt e barazon rezultatin në 84 me 84 duke e çuar ndeshjen në shtesë.
Me këtë entuziazëm të periodës së katërt, u prit se do të vijonin edhe pesë minutat e kohës shtesë, por pikërisht në momentin kryesor ku vendosej fati i ndeshjes, rikthehen përsëri gabimet në kampin shkodran. Ndërkohë, nga ana tjetër, përfiton Teuta, e cila duke konkretizuar me sukses dy-tre sulme radhazi që rezultuan vendimtar për fatin e të gjithë ndeshjes, arrin të fitojë me rezultatin e përgjithshëm, 91 me 96.
(Video) Pamje nga pjesa e dytë e ndeshjes Vllaznia-Teuta në basketboll meshkuj. Superliga, java e 11-të. Rezultati final, 91-96 për Teuten. Si dhe prononcimet e trajnerit të Teutës, Christos Kousidis dhe basketbollistit të Vllaznisë, Robert Shestani.