Wednesday, February 5, 2025

(Video) Basketboll Meshkuj-Vllazni fantastike! Kuqeblutë shpartallojnë Tiranën në “Qazim Dervishi” 107-68(Liga Unike)

Lexo

Vllaznia-Tirana 107-68( 25-17, 23-17, 31-19, 28-17)

Një Vllazni fantastike e basketbollit për meshkuj ka qënë ajo e mbrëmjes të së mërkurës, kur kuqeblutë e drejtuar nga trajneri Eni Llazani dhe kolegët e tij Roni Gjeçaj dhe Antonio Shabani shpartalluan ekipin e Tiranës duke e mundur me rezultatin e thellë 107-68.

Ndeshja e luajtur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” ka nisur me një avantazh prej 0-4 për miqtë, por ky ka qënë i vetmi moment që bardheblutë kanë kryesuar, sepse më pas gjithçka ka folur për Vllazninë. Kuqeblutë, jo vetëm që barazuan shumë shpejt, por kaluan në avantazh duke e mbajtur atë deri në mbyllje të krejt takimit.

Referuar ecurisë së takimit, të katër periodat e ndeshjes janë nën diktatin e skuadrës kuqeblu. 25 me 17 në favor të Vllaznisë mbyllet perioda e parë, ndërkohë që edhe perioda e dytë nxjerr fituese me shifrat 23-17 duke bërë që pjesa e parë të mbyllet me avantazhin e thellë të kuqebluve me rezultatin 48-34.

Por, ky avantazh i vendasve do të vijonte të thellohej edhe më shumë, pasi falë një loje të shkëlqyer të kuqebluve perioda e tretë fikson shifrat 31-19 po për Vllazninë, për të vijuar me të njëjtin ritëm edhe në periodën e katërt 28-17 po për Vllazninë, e cila në përfundim të krejt ndeshjes fikson një fitore treshifrore me rezultatin 107-68, ku diferenca e kuqebluve është në plot 39 pikë.  Më të spikaturit në kampin kuqeblu ishin Maurice Talbert Ëalton me 17 pikë dhe 12 kërcime, Elian Memçaj me 17 pikë, Michael Kevin Ëright me 15 pikë e shtatë kërcime dhe Veton Gjeçaj me 16 pikë.

(Video) Ndeshja, Vllaznia-Tirana basket meshkuj, 107-68, si dhe prononcimi pas ndeshjes i trajnerit të Vllaznisë Eni Llazani.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img