Vllaznia-Elbasani 118-68(34-14, 29-3, 26-28, 29-23)
11-fitore radhazi për Vllazninë e basketbollit të meshkujve është një rekord më vete për skuadrën kuqeblu, gjë që nuk e kishte bërë prej vitesh duke qënë aktualisht e dyta në renditje pas Besëlidhjes kryesuese.
E fundit është ajo e luajtur mbrëmjen e së shtunës në pallatin e sporteve “Qazim Dervishi” të Shkodrës, ku skuadra e drejtuar nga trajneri Eni Llazani shpartalloi Elbasnin duke e mundur me rezultat treshifror, 118-68.
Por, kjo sfidë, ka edhe një të veçantë tjetër që mund të jetë edhe për rekord Guinness. Bëhet fjalë për basketbollistin shkodran, 15-vjeçarin Samuel Bazhdari, i cili brenda një pasdite, respektivisht në këto orare, 14:00, 16:00 dhe 18:00, luajti tre ndeshje në përbërje të tre ekipeve, ku në të tria doli fitues.
Fillimisht me Vllazninë U16 duke mundur Goga Basket, më pas me Vllazninë U18 duke mundur Elbasanin, si dhe në mbyllje me ekipin e parë, edhe kjo me fitore, madje të thellë 118-68 kundër Elbasanit.
Sa i takon ballafaqimit për kategorinë e Superligës, Vllaznia-Elbasani, kuqeblutë ishin kontrollues që nga fillimi deri në fund duke e mbyllur takimin me rezultatin 118-68(50 pikë diference).
Sa për statistikë, 34-14 për Vllazninë mbyllet perioda e parë për Vllazninë. Edhe më e thellë është perioda e dytë në favor të Vllaznisë, teksa mbyllet 29 me 3 duke bërë që pjesa e parë të mbyllet, 46 plus, me shifrat 63 me 17 për kuqeblutë.
Në dy periodat e tjera të pjesës së dytë, e treta mbyllet 26-28 për Elbasanin dhe e katërta për Vllazninë 29-23, ku në fund të 40-të minutave lojë, rezultati është 118 me 68 në favor të Vllaznisë(plus 50).
Një ndeshje kjo, ku Vllaznia fitoi jo vetëm në rezultat, por doli e fituar edhe në hapësirën që i dha elementit të ri.
Për t’u theksuar është perioda e katërt, ku për minuta të tëra, në fushën e lojës tekniku Eni Llazani u përfaqësua në fushën e lojës me të rinjtë shkodranë në formacionin e parë: Samuel Bazhdari, Sead Kopliku, Edrion Kuçi, Bujar Tafa, Jordi Preka, Aron Kruja, të cilët, jo vetëm me lojën cilësore, por edhe me pikët e shënuara, morën duatrokitjet e tifozërisë shkodrane duke dhënë sinjale pozitive për të ardhmen e tyre.
(Vide) Pamje nga ndeshja, Vllaznia-Elbasani(perioda e katërt), si dhe prononcimet e trajnerit kuqeblu Eni Llazani si dhe të 15-vjeçarit Samuel Bazhdari, mund t’i ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.
Gaspër MARKU



