Optimist për një rezultat pozitiv në ndeshjen hapëse të kampionatit ndaj Partizanit, u shpreh edhe kapiteni kuqeblu, Bekim Balaj, i cili në konferëncën për shtyp dhënë paraditen ne sotme në mjediset e stadiumit “Loro Boriçi” ishte përkrah trajnerit kuqeblu, Thomas Brdariç.
“Normalisht që ndeshja e parë e kampionatit është gjithmonë emocionuese dhe mezi po e presim të gjithë lojtarët. Stërvitjen e kemi nisur herët, kështu që mendoj se kemi punuar mjaftueshëm dhe jemi gati për këtë ndeshje.”, tha Balaj në fillim të prononcimit të tij.
Në kryeqytet, Vllaznia përherë luan mjaft mirë dhe në shumë raste ka fituar, a do të ndodhë një gjë e tillë edhe nesër? Balaj, përgjigjet:
“Nuk kanë rëndësi statistikat. Sigurisht që përqëndrimi është maksimal, është ndeshja e parë dhe duhet të tregojmë vetën e të shohim sa gati jemi për këtë kampionat. 10 vitet e fundit mund të them se kampionatet kanë qënë të rivalizuara, kështu pritet dhe ky vit. Normalisht kampionati është i gjatë, me uljet dhe ngritjet e veta, por e rëndësishme është që të jemi sa më gati. Nuk e di, mund të them se rivalët dalin gjatë kampionatit, ekipet do e tregojnë veten nga ndeshja në ndeshje, por ne duhet të shohim veten dhe më pas të masim forcat me çdo kundërshtar.”
I pyetur nëse këtë sezon ka sërishmi në objektin “Këpucën e Artë”, kapiteni Balaj, thotë se më e rëndëisshme është ecuria pozitive e ekipit.
“Këpuca e Artë”, nuk ka rëndësi për mua, më intereson të shënoj dhe golat të kenë vlerë dhe të kthehen në pikë për skuadrën. Normalisht edhe për anën psikologjike të skuadrës një fitore në Tiranë do na bënte shumë mirë, por që duhet të jemi të përqëndruar dhe të bëjmë më të mirën tonë në këtë ndeshje.”, shprehet ai.
Vlerësimi i trajnerit Brdariç ndaj Balajt në lidhje me kontributin që ai jep për skuadrën ishte me superlative. Po, vetë Balaj, a do të jetë në gjendje ta justifikojë një gjë të tillë?
“Sigurisht që tifozëria shkodrane është mësuar të shohë lojtarë që kënaqin pritshmëritë e tyre. Unë bëj maksimumin sa herë më jepet mundësia në mënyrë që ta nderoj fanellën e Vllaznisë. Normalisht që pritshmëritë si për Balajn ashtu dhe për ekipin janë të larta dhe duhet të bëjmë shumë që të fitojmë sadopak zemrat e tifozave. Kështu që e dijmë sa punë na duhet që t’i fitojmë tifozat dhe t’i kemi në krah gjatë gjithë sezonit.”, mbyll prononcimin e tij, shiriti i Vllaznisë, Bekim Balaj.
(Video) Prononcimin e plotë në video të kapitenit të Vllaznisë, Bekim Balaj, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE, duke klikuar në linkun e mëposhtëm.