Tërbuni-Besëlidhja 1-2 (Shënues: Bushaj 4’/ Marku 45’ (11-m), Musaraj 76’)
Derbi verior, Tërbuni-Besëlidhja, luajti sot ndeshjen e prapambetur të javës së tetë të Kategorisë së Dytë. Një ndeshje, e cila u ndërpre fundjavën e kaluar për shkak të kushteve atmosferike, dhe që sot luajti pjesën e dytë në stadiumin “Reshit Rusi” të Shkodrës.
Me shifrat e barabarta 1 me 1 të ndeshjes së parë të luajtur në Pukë, me gola të shënuar, nga Bushaj për vendasit 4’ dhe të barazuar me penallti nga Marku për minutë në të 45-tën minutë, ka filluar pjesa e dytë sot në Shkodër.
Një 45 minutësh, që për hirë të së vertetës ka qënë shumë i dyluftuar në fushën e lojës, madje hera herës edhe me tension, duke prodhuar edhe kartonin e kuq në dëm të Troshanit, i cila skuadrën e tij të Tërbunit me 10-të futbollistë në fushën e lojës.
Kjo ka ndodhur në minutën e 72-të, dhe nuk ka vonuar, vetëm katër minuta më pas, Besëlidhja ndëshkon Tërbunin, përmes një goditje dënimi nga e djathta e sulmit të saj, harkimi i së cilës në zonën pukjane, shoqërohet me një goditje të saktë me kokë nga ana e shkodranit të Besëlidhjes, Regers Musaraj.
Gol, ky që zgjidhi ndeshjen, sepse në minutat në vazhdim, pavarësisht përpjekjeve të futbollistëve të Tërbunit për të barazuar rezultatin, nuk ia arritën qëllimit, sepse lezhjanët, jo vetëm që e mbrojtës avantazhin, por kërcënuan edhe për gol tjetër, ku vetëm forma e mirë sportive e portjerit Enton i Shkoza e pengoi një gjë të tillë.
Vërshëllima e fundit e gjyqtarit Zeneli, për të cilin drejtuesit pukjanë pas ndeshjes patën deklarata të ashpra duke e akuzuar për gjykim të njëanshëm në favor të Besëlidhjes, mbyli të gjithë ndeshjen me rezultatin e përgjithshëm, 1 me 2 në favor të Besëlidhjes.
Me këtë tre pikësh, skuadra lezhjane e drejtuar nga trajneri Dritan Smajlaj, ngjitet në vendin e dytë me 21 pikë, vetëm 3 më pak sesa Valbona kryesuese. Ndërkohë, që humbja e sotme ndaj Besëlidhjes, Tërbuni i rëndon akoma më shumë pozitat në tabelën e klasifikimit duke mbetur shumë larg pretendimeve për t’u ngjitur në kategorinë e parë.
(Video) Pamje nga ndeshja, Tërbuni-Besëlidhja, pjesa e dytë e luajtur në Shkodër, për shkak të ndërprerjes në fund të pjesë së parë për kushtet e motit, të luajtur në Pukë.